30-vjeçari rrëfen historinë e trishtë: Partnerja u nda nga unë kur më tha për herë të parë se është abuzuar s*eksualisht nga…

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 10:52
30-vjeçari rrëfen historinë e trishtë: Partnerja u nda nga unë kur më tha për herë të parë se është abuzuar s*eksualisht nga…

Dëgjojmë shpesh histori të vajzave që abuzohen seksualisht nga të panjohur, ashtu si edhe nga anëtarë të familjes.

I tillë ishte rasti i një 30-vjeçareje, partneri i së cilës ka rrëfyer të gjithë historinë e saj për rubrikën “Dear Deidre” të gazetës britanike, “The Sun”.

“Javën e kaluar, partneri im dhe unë po shikonim një film, gjatë të cilit një nga personazhet femra u përdhunua.

Ajo papritmas shpërtheu në lot dhe më tha se kur ishte 19 vjeç, një anëtar i familjes e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ajo tani është 30 vjeç, sa unë, dhe nuk i ka treguar askujt më parë. Kemi dy fëmijë.

Unë dua të jem aty për të, por që kur ma tha këtë ngjarje, e kam të vështirë të flas ose të lidhem me të.

Tani gjithçka që mund të shoh është ai person me të, dhe kjo situatë po më bën të ndihem si i çmendur dhe shumë të zemëruar.

Si  ta kapërcej këtë dhe si ta ndihmoj?”, shkruante 30-vjeçari.

“Dear Deidre” iu përgjigj:

“Ajo e ka mbajtur brenda vetes këtë për vite me radhë dhe ka nevojë për mbështetjen tuaj. Ju po përjetoni një traumë, kur dëgjoni për abuzimin që partnerja ka kaluar dhe kjo ju nervozon pasi ndiheni i pafuqishëm.

Ju mund ta ndihmoni duke e dëgjuar, mbështetur dhe duke i dhënë kohë.

Ju mund të keni nevojë gjithashtu për një këshillim profesional si individualisht, ashtu edhe në çift”.

(Kosova Sot Online)