“Me sa partnerë ke fjetur?”- Mëso nëse je “seksualisht shumë konservator”

  • 22 February 2021 - 09:56
“Me sa partnerë ke fjetur?”- Mëso nëse je “seksualisht shumë konservator”

Nga studimi, mesatarja amerikane ka shkuar deri në 7.2 partnerë, ndërsa mesatarja evropiane 6.2, sipas “Cosmopolitan”.

Në vende të ndryshme të Amerikës, kjo mesatare lëviz duke shënuar edhe vlera ekstreme. Kështu, fillon me 2.6 në Utah, deri në 15.7, në Louisiana, ndërsa në Evropë nga 5.4 në Itali, në 7.0 në Angli.

Sondazhi, gjithashtu, u kërkoi pjesëmarrësve të thonë se cilin numër ata e konsiderojnë “të kujdesshëm”, kur përballen me një pyetje të tillë.

Femrat u përgjigjën 15.2, ndërsa meshkujt thanë 14. Megjithatë, të dyja gjinitë ranë dakord për “numrin ideal” të partnerëve që dikush mund të ketë në jetën e tij, 7.5 (femra) dhe 7.5 (meshkuj).

Së fundi, kur u pyetën se ç’numër mendojnë se është “seksualisht shumë konservator”, Franca, Portugalia, SHBA, Britania e Madhe dhe Italia raportuan dy.

Ndërsa Austria ishte e qartë, duke thënë se numri shtatë i partnerëve seksualë është “i kujdesshëm”.

(Kosova Sot Online)