Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (92)

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 15:56
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (92)

Të faleminderit për sonte" tha ajo e më pas u ul në karrocë. "Është kënaqësia ime", i tha ai dhe Adelina e vërejti në zërin e tij sesa i sinqertë që ishte. Përderisa Tefiku po e shikonte atë derisa po largohej, ai dëshironte ta godiste veten e tij. Mënyra si paraqitej i ftohtë, më pas dëshironte ta ndëshkonte veten. Në anën tjetër, ai kishte pritur më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet për ta pasur vëmendjen e saj, e duke aktruar djalin e ftohtë në fakt edhe nuk ia kishte siguruar qasjen më të mirë. Mendja e tij fluturoi te komentet e saj për Londrën. Jetuar.

E kryera e thjeshtë. Por, ajo kishte thënë se ishte këtu vetëm për ta vizituar familjen e saj për pushime dhe festa. Ai e dinte se ka edhe diçka, por se atij i nevojitej durimi. Tefiku e dinte se ekzistonte një tregim për shkollën e mesme, por se thjeshtë atij i duhej të priste derisa të ishte i gatshëm për ta treguar. Adelina nuk kishte shkuar drejt e te rruga "Rumrunner Road". Në vend të kësaj, ajo kishte vazhduar në plazhin më të afërm dhe e ulur në karrocë, ajo ishte pranë yjeve. Mënyra se si ishte ndjerë sonte e kishte shqetësuar atë dhe nuk dëshironte të shkonte te prindërit e saj, e katandisur nga emocionet. Ajo dëshironte t'i përpunonte disa nga ndjenjat e saj.

Terapisti i saj Adelinës i kishte rekomanduar që t'i lejonte vetes t'i ndjente emocionet e veta, por se Adelina nuk ishte e gatshme për diçka të tillë. Përderisa ajo po dëgjonte tingujt e valëve të detit derisa po përplaseshin në breg, Adelina kishte vendosur se ishte e gatshme për të provuar. Ajo kishte ofruar fytyrën e saj dhe kishte lejuar që ujit ta prekte atë. Mënyra se si e ishte ndjerë kur e shikoi Tefikun, i kishte ngjallur kujtime të forta të Markut. Ata ishin krejt të ndryshëm. Adelina e kishte të vështirë të besonte se po ndihej e tërhequr nga dy meshkuj krejt të ndryshëm.

Ajo ishte relaksuar në ulëse, duke lejuar që kujtimet e Markut ta pushtonin. Ajo do ta takonte atë në punë, natyrisht, pasi që aty është vendi ku ajo kalonte shumicën e kohës. Tavolina e tij e punës ishte në gjendje normale, e mbushur me libra, dosje dhe gota të zbrazëta të kafesë. Si zakonisht, ajo do të lexonte diçka rreth ndonjë kontrate dhe do ta luftonte dhimbjes e tyre të kokës. Një e trokitur në derë kishte ndërprerë mendimet e saj dhe i ishte drejtuar shefit të saj. "Tung, Halit. Ç'kemi"? Haliti ishte një zotëri i vjetër dhe një partner i moçëm në kompaninë e saj të avokatërisë. Ai ishte pranë zyrës së saj, shpeshherë ndalej për të biseduar, rreth ngjarjeve në botë si dhe ngjarjeve në kulturën e muzikës amerikane. Ai ishte adhurues i madh i muzikës pop, megjithëse tash e një kohë ishte "jashtë" këtyre ngjarjeve. Këtë ditë, Haliti kishte qenë në shoqërinë e një burri, të cilin Adelina nuk po e njihte aspak.

Ai kishte të veshur një palë pantallona me ngjyrë zezë, një këmishë të bukur, si dhe çizme të zeza, me plot stil. Ai dukej si një njeri që nuk i takonte atyre syzave. Nuk ishte aspak si ata. "Kështu, më falni që po ju ndërpres, Adelina, por do të dëshiroja që të njiheshit me Markun. Marku është një këshilltar për njërin nga klientët tanë të ri". Adelina u ngrit në këmbë për t'i shtrënguar duart. "Adelina, më vjen mirë që po ju takoj". "Adelina është një anëtare kyçe e ekipit tonë. Puna e saj është e mahnitshme". "Të faleminderit Halit", i tha Adelina. "Keni aksentin më të çuditshëm anglez që e kam takuar deri më tani", i tha Marku. Adelina e hapi gojën për t'ju përgjigjur, por se ishte Haliti ai që e ka ndërprerë. "Adelina vjen nga Amerika. Ajo na është bashkuar nga Nju-Jorku për të punuar në këtë zyrë vite më parë. Ajo është -- oh, si do ta thoshin amerikanët - është përforcimi ynë". (vijon)

(Kosova Sot Online)