Kuptojeni nëse ai ju pëlqen ose jo, nëpërmjet gjuhës së trupit!

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 10:22
Kuptojeni nëse ai ju pëlqen ose jo, nëpërmjet gjuhës së trupit!

Gjestet tona mund të thonë shumë për ne ndërsa aftësia për të lexuar sinjalet e trupit mund të hapë perde drejt së vërtetës.

Ngritja e vetullave

A i ngre vetullat sa herë që të sheh? Nëse ai ju pëlqen, pëlqen gjithçka që sheh dhe dëgjon nga ju dhe në mënyrë të nënvetëdijshme dëshiron më shumë nga ju. Kjo është arsyeja përse ai hap sytë e tij më gjerësisht dhe si rezultat, edhe vetullat e tij ngrihen gjithashtu.

Duart e djersitura

Duart e djersitura mund të jenë një shenjë që ai ndjen nxehtë ose se është nervoz kur jeni përreth. Ai mund të ketë frikë të bëjë një veprim të gabuar dhe të prishë gjithçka ose të thotë diçka të gabuar gjithashtu se mund t’ju frikësojë. E gjithë kjo çon në një nivel të rritur nervozizmi dhe si rezultat, duar të djersitura.

Përkulet drejt jush

Megjithëse kjo mund të jetë një shenjë e dukshme, do të thotë shumë. Situata është e ndryshme kur po kaloni kohë në një bar të zhurmshëm ose të mbushur me njerëz, por nëse ai ju dëgjon në mënyrë të përkryer dhe përsëri e përkul trupin e tij drejt jush, do të thotë që ai dëshiron të dëgjojë gjithçka që ju thoni dhe të mos humbë as edhe një fjalë.

Frymëmarrje të thella

A merr frymë thellë sa herë që ju e shihni? Arsyeja jo vetëm që fshihet në nevojën e tij për të marrë më shumë oksigjen, por është gjithashtu në dëshirën e tij që gjoksi i tij të duket më i madh dhe barku i tij më i vogël. Ai përpiqet në mënyrë të nënvetëdijshme të duket tërheqës për ju sepse ai tashmë është i dhënë pas jush.

Zëri i tij ndryshon

Nëse toni i zërit të tij ndryshon duke u bërë më i ëmbël dhe më i butë kur ai ju drejtohet juve, mund të jeni i sigurt që jeni në listën e tij. Ai gjithashtu mund të fillojë të flasë më ngadalë kur komunikon me ju gjë që është për shkak se ai ndjehet i qetë.

Ecën pranë jush

Duke ecur 2 hapa përpara jush tregon qartë se ai është më shumë i interesuar për personalitetin e tij sesa tuajin. Në të kundërt, ecja pranë jush tregon interesin e tij për personalitetin tuaj si dhe komunikimin e ndërsjellë. Përjashtimi i vetëm nga ecja përpara jush është kur të shëtisni nëpër një vend të mbushur me njerëz ose edhe në një vend të rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)