Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (2)

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 15:51
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (2)

"Shihemi atje" ia shkroi ajo, duke ia kthyer përgjigjen, e më pas ajo shtypi numrin e motrës. Adelina po qëndronte në mes të turmës, duke u habitur se çfarë posedonte ajo për ta shoqëruar Besën para Krishtlindjeve. Kaq shumë pushime, gëzime. Ata po provonin ta fillonin një bisedë, derisa po ecnin midis njerëzve, turma e të cilëve ishte e pafund. Këngët të cilat po ju këndoheshin Krishtlindjeve po ia lëndonin veshtë e saj, përderisa të ri e të vjetër po e lumturonin njëri-tjetrin. Megjithëse Adelina ishte mësuar të endej nëpër qytete të mëdha, në një vend si ky, kjo po e acaronte edhe më shumë atë. Me siguri për shkakun se ajo kishte pritur diçka më mirë nga e gjithë kjo mesele.

Apo ndoshta ajo ndoshta kishte kaluar kohë të mjaftueshme në ishull për ta harruar realitetin e zhurmës dhe të turmave të njerëzve. "Bleroni përfundimisht ishte një konkurrencë". Besa po i thoshte asaj, përderisa Adelina ishte e vendosur për ta dëgjuar. "Fëmija e ngite lart shishen në shenjë të fitores kur e përfundonte shishen. Isha e lumtur që nuk po ushqehej më me qumësht gjiri". Adelina ua lëshoi sytë ashtu me bezdi. "Ju me siguri se jeni jashtë gjithçkaje pasi që dëshironi të vini për blerje këtë javë". Ajo ktheu shikimin kah motra e saj, por në vend të bezdisë, ajo vërejti një grimë nostalgjie në sytë ngjyrë kafe të Besës.

"Unë nuk dal shumë shpesh për të blerë në vendin tim të lindjes. Në rast se nuk e keni vërejtur, jam paksa e pushtuar nga tre fëmijë të vegjël, një bashkëshort dhe një sallon". Sytë e saj u kthyen në drejtim të dy fëmijëve të vegjël, duke i ofruar pranë zemrës së nënës,. Dukej fare mirë se ishte e relaksuar të jetë pa fëmijët gjatë pjesës tjetër të ditës. "Megjithëse e gjithë skena ishte një skenë e një lloj interesimi". Adelina u përplas me një njeri të trashë derisa ishte për ngut. Pengesa në të gjitha anët. "Shiko, kjo do të mund të ishte një lloj eksperimenti psikologjik për ty, dhe kjo po më shkakton migrenë" eksplodoi Adelina. Besa kishte ndaluar së ecuri dhe një grua ia kishte shkelur këpucën nga prapa. Gruaja ua dhuroi motrave një shikim disi të ndyrë, derisa po qëndronte prapa tyre.

"T'i vëmë kapelat këtu dhe më thuaj se çfarë ke në mendje"? "Do të dëshiroja që ta gjej një motoçikletë të vogël për Bleronin". Besa reagoi. "Motoçikletë? Pse"? "Oh, a mos vallë e keni blerë deri më tani" pyeti Adelina. "Jo, natyrisht se nuk e kemi blerë, pasi që është shumë e shtrenjtë. Dhe ai po merr dhurata tjera". "Nuk kam gjë kundër t'ia blej". Adelina e vërejti irritimin e Besës, por se nuk po mund ta kuptonte pse. Më pas Besa e shokoi Adelinën duke ia hedhur çantat në mes të turmës dhe duke ia bërë me gisht Adelinës". "Pse je këtu"?

Adelina i tha e mërrolur, "Sepse më keni ftuar". "Jo, po mendoj pse je në ishull? Përse je kthyer"? Zemra e Adelinës filloi të rrihte më shpejtë. "Më fal"? "Ndoshta askush nuk ka guxim ta pyes Adelinën pse ajo ka lënë shumë gjëra prapa, por ja që unë kam guxim? "Pra, ma thuaj Adelinë, pse me të vërtetë je këtu? E kam të vështirë ta kuptoj se të kemi munguar, kur Zoti e di sa gjatë nuk ishe në kontakt me neve". Shumë e lodhur nga mjedisi, Adelina ndryshoi temë. "Jam e befasuar që mund të bëni një referencë mitologjike. Ku keni mësuar për Malin e Olimpit? Në filma vizatimorë? (vijon)

(Kosova Sot Online)