Këtyre 4 shenjave të horoskopit u mungon kaq shumë ish-i!

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 10:52
Këtyre 4 shenjave të horoskopit u mungon kaq shumë ish-i!

Disa njerëz ia dalin të hedhin pas krahëve gjithçka dhe të nisin një jetë të re. Një Luan apo Akrep do ta bënte lehtësisht diçka të tillë. Por kur vjen puna te një romancë e humbur, jo të gjithë ia dalin. Cilat janë shenjat e zodiakut që thjesht nuk mundem ta harrojnë ish-in.

Demi

Ndryshimet dhe eksperimentet nuk janë aspak në tipin e një Demi. Një person i kësaj shenje i mbërthen tentakulat në të shkuarën dhe vështirë se jepet pas të resë. Nëse u bie në kokë për dikë, vështirë se e harrojnë. Një Dem thjesht nuk mundet ta mendojë jetën pa partnerin/en e tij.

Gaforrja

E karakterizuar nga brishtësia, Gaforrja nuk mundet ta lërë pas në harresë njeriun me të cilin përjetoi një romancë. Më së shumti, personat e kësaj shenje jetojnë me kujtimet e së shkuarës. Mjafton një këngë apo aroma e një parfumi dhe mendja e tyre do fluturojë drejt e te ishi.

Virgjëresha

Ekstremisht të ndjeshëm, nuk është e habitshme që një Virgjerëshë të kujtojë ish-in. Vazhdimisht interesohen për jetët e partnerëve të tyre të dikurshëm dhe sjellin ndërmend kohën e kaluar bashkë.

Peshorja

Ndonëse përpiqen ta fshehin me çdo kusht, peshoret janë romantike të pashpresa. Ndarja përjetohet shumë prej tyre dhe i përndjek për një kohë të gjatë; javë, muaj dhe madje dhe vite.

(Kosova Sot Online)