Ngjarje e vërtetë: I tregova se isha duke e mashtruar (6)

  • 04 March 2021 - 15:50
Ngjarje e vërtetë: I tregova se isha duke e mashtruar (6)

Kaltrina kishte marrë gjërat në duart e saj. U ngrit, shkoi deri te banaku për ta porositur edhe një pije dhe ashtu për rrugë e pyeti: - Edhe ti studion këtu? Kur ia bëri me kokë, kishte vazhduar bisedën: - Po, më dukesh i njohur. Me siguri se të kam parë gjatë ligjëratave. A dëshiron të na bashkohesh - e ftoi në tavolinën tonë dhe shumë shpejt që të tre ne filluam të bisedojmë rreth studimeve. - O Zot, si po kalon koha kështu! Po vonohem tash e gjysmë ore - bërtiti Kaltrina, pasi që e kishte shikuar orën dhe me vrap doli nga aty. Samiri dhe unë kemi qëndruar edhe pak të ulur.

Kemi heshtur për pak, e më pas me buzëqeshje e theu akullin. Më ofroi që ta pimë edhe nga një pije dhe më pyeti që në mbrëmja të dilja me të. Natyrisht se e kam pranuar ftesën, e pas asaj mbrëmjeje kurrë nuk jemi ndarë më. Deri në këtë moment. Më pas unë kam filluar së qari dhe kam filluar që të mendoj rreth asaj që tregimi ynë të ketë një përfundim më ndryshe, një përfundim krejt të lumtur. E kam ditur që më duhej të veproja shpejt dhe të bëj diçka për ta shpëtuar martesën tonë, por nuk e dija se çfarë të ndërmarr. Tashmë kishte kaluar mesnata, e mua kurrsesi që të më zinte gjumi. Nuk po mundja ta pres mëngjesin që të agonte, që të shkoj te dera e tij dhe të provoj që të bisedoj me të.

Nuk munda të pres, u vesha, mora çelësat e veturës në dorë, e më pas u nisa. Me lot në sy kam vozitur në drejtim të shtëpisë së prindërve të Samirit. E dija se ai është aty. Kur e kam prekur zilen e derës, ai ma hapi derën. Isha e befasuar që në atë kohë ai nuk ishte fjetur, e edhe ai më shikonte disi i habitur. Thuajse nuk kishte mundur të besonte që në atë kohë të trokas në derën e tij. Edhe unë kisha mbetur e befasuar me dukjen e tij. Shihej qartë te ai se kishte vuajtur, kishte lëshuar mjekrën ndërsa sytë i kishte të ënjtur. Dukej sikurse një njeri, i cili pothuajse kishte humbur vullnetin për të jetuar. - Kam provuar, por jeta ime nuk ka kurrfarë kuptimi pa ty.

Më fal, të lutem, për të gjitha gjërat që i ke kaluar unë jam fajtore - e mallkoja veten. Nuk kishte thënë asgjë kështu që kisha frikë se do të ma përplaste derën për fytyre. Në vend të kësaj, e bëri një hap drejt meje dhe buzët e tija u bashkuan me të mijat. - Unë tashmë ta kam falur - më tha ai dhe ashtu duke më përqafuar më futi brenda në shtëpi. Atë mbrëmje ne kemi qëndruar së bashku dhe vetëm kemi buzëqeshur me njëri tjetrin. Pas një kohe të gjatë, dikur herët në mëngjes, na zuri gjumi ashtu të përqafuar, e Drenin nuk e kemi përmendur kurrë më në jetën tonë.

Pothuajse tingëllonte sikur të jemi marrë vesh në heshtje që atë episod të tmerrshëm të mos e përmendim kurrë më në jetën tonë. Atë kujtim të tmerrshëm e kemi fshirë nga kujtesa jonë. Samiri dëshironim që jetën që e kishim dikur ta kthejmë përsëri, lumturinë që e kishim deri në atë verë të kobshme. Tash e di se sa pak më mungonte që ta humbas përgjithmonë. Por, e di që e gjithë jeta është para nesh, se kam mjaft kohë që t'ia kthej dashurinë, pak nga pak, dhe ta bind që ai ishte dhe do të mbetet i vetmi mashkull në jetën time. FUND

(Kosova Sot Online)