Ngjarje e vërtetë: Edhe pse jam e ve, kam të drejtë në dashuri (7)

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Edhe pse jam e ve, kam të drejtë në dashuri (7)

Kur janë hapur dyert, u gjeta ballë për ballë me dashnoren e burrit tim. Sikur të më ishin këputur këmbët, do të kthehesha dhe do të largohesha disi. As ajo nuk ishte më pak e befasuar. Po e shikonim njëra-tjetrën, duke mos mundur për ta thënë asnjë fjalë. Ilirjani e ka vërejtur hutinë tonë, por nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë. Nga shikimi i saj dallohej frika dhe befasia. Ajo ishte e dashura e shefit të saj, një mashkullit të martuar, dhe atë moment po ndihej keq. Për disa gjëra unë kam heshtur, por se nuk më vinte turp. - Ju dyja thuajse jeni takuar diku - e theu heshtjen Ilirjani. - Epo, të ngrehim dolli për këtë takim. Vitet dhe përvoja prapë e kanë vlerën e tyre.

Fola e para dhe vendosa ta thyej heshtjen. - Për më saktë, nuk më kujtohen detajet - thashë. Ajo më shikoi në shenjë falënderimi, por dreka e përbashkët nuk ishte aspak e këndshme për të. Po e derdhte supën nëpër tavolinë, po godiste gotat, po harronte si e kishte përgatitur tavolinën. Atë e kishte pushtuar kaosi. Unë, për dallim prej saj, e dija dhe pse, por kjo situatë nuk po më argëtonte. Duke ardhur në shtëpi, pyetesha se si fati më dërgoi nga të gjithë meshkujt, te e dashura e burrit tim. Atë natë nuk kam fjetur kurrë. Po mendoja se si kanë rrjedhur gjërat që nga momenti kur e kam hasur në përqafimin e Amirit. Që nga ai moment unë isha shndërruar në një grua tjetër, e ajo?

Por ditët që po vinin nuk po më linin hapësirë për të menduar për të. Ilirjani me të drejtë priste prej meje që edhe familjes sime t'ia bëj me dije se ekziston një mashkull që e kam më shumë se shok. Kjo ishte më e lehtë ta thuash se sa ta bësh. Graniti, i cili ende po jetonte me mua, e kishte nuhatur se në jetën time po ndodh diçka, por i ngarkuar me dashuritë e tij, provimet, planet, mua nuk po ma kushtonte gjithë vëmendjen. Me vajzën e kisha më të vështirë. Shumë rëndë e ka përjetuar lajmin. Për të kjo ishte një bumerang i madh. Ajo e kishte idealizuar të atin e saj dhe e kishte të vështirë ta pranonte faktin se do ta zëvendësonte dikush në jetën time. Sidomos jo kaq shpejt. Po qante, ishte zemëruar, erdhën edhe fjalë të rënda dhe lëndime. Madje edhe më kishte quajtur grua që nuk isha e denjë për të atin. Lotët dhe fjalët e saj më prekën. Isha thyer. Kam ndjerë se edhe unë kam të drejtë në jetë, por menjëherë kam menduar edhe për këtë, por jo me çmimin që t'i lëndoj fëmijët e mi.

Po provoja t'ia shpjegoj se e kam të vështirë të mbijetoj e vetme. Se jam e re dhe në mes të jetës, do të mund të prisja, të shtyj disa gjëra, të pres që koha ta bëjë te veten dhe që vdekja e Amirit të jetë më pak e dhimbshme. Sikur të isha e re, do të kisha kohë dhe mundësi të zgjidhja se far do të bëja me jetën time. Gjërat do të ishin më ndryshe, por ja që nuk jam. Koha ime po kalon, nuk kam kohë për të humbur. Në lidhjen me Ilirjanin shikoja si një dhuratë nga Zoti. Ishte kjo mundësi që jeta ime të mos ndalojë me vdekjen e Amirit. - Ti tashmë ke familjen tënde, punën, karrierën. Është çështje kohe kur do të largohet edhe Graniti. Kjo është normale dhe natyrale. Ju do ta jetoni jetën tuja, e unë? A mendoni për mua? A do të jesh e lumtur nëse unë jetoj jetë të vetme dhe të qëndroj e vetme në shtëpi duke shkruar kujtime, apo kur do të gjeja motiv dhe përmbajtje të re? Po provoja t'ia shpjegoj të gjitha, por nuk po shkonte. Adhurimi i saj për të atin që nga vdekja e tij po rritej. Në fund më la n dyshi: atë ose Ilirjanin. (vijon)

(Kosova Sot Online)