Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (22)

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 15:55
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (22)

Në pasqyrë, Besa u duk se po tallej por se nuk e kishte e ndjekur. "Epo, ai është një buton i ndritshëm, nuk ka kurrfarë dyshimi për këtë". Një ide iu shfaq Adelinës. "Mund ta ftoj një mik për të shëtitur me mua, nëse nuk keni diçka tjetër". "Natyrisht, shtëpia ime është gjithmonë në kaos. Nuk zë vend edhe një trup më shumë" tha ajo duke rrudhur vetullat. "Dhe, a me të vërtetë duhet të thuash një shok? Po mendoja, është Tefiku, apo jo"? Adelina u skuq. "Pra, si është puna me juve të dy? Njerëzit ju kanë parë së bashku në gjithë ishullin, së bashku. Ju jeni një temë e nxehtë". "Javë me lajme"? Një gjë që Adelinës nuk i kishte munguar kurrë ishin thashethemet që silleshin nëpër ishull.

Gjithmonë dikush përzihet në punët e dikujt. Ajo e kishte kuptuar se kjo ishte një arsye e madhe që gjërat e saj private t'i mbante për vete. "Askush nuk e tha asnjë fjalë të keqe" qartësoi Besa. "Shumica prej tyre mahniten kur e shohin të lumtur Tefikun me dikë. Ai është një djalosh kaq i mirë". Adelina e dridhi kokën. "Ai nuk është me mua. Ne jemi vetëm miq të mirë". "Natyrisht se po" tha Besa, derisa mendonte diçka tjetër me këtë fjalë. "Është një karma e mirë për të.

Ta shikosh atë sa ishte në shkollë, se si të vardisej, ishte e tmerrshme". Ajo ia tregoi gjuhën me këtë rast. "Le të themi vetëm se unë dhe burri im jemi të lumtur që ndjenjat ia kemi treguar njëri tjetrit që në fillim". "Po, më kujtohet se ju ishit shumë të hapur me njëri tjetrin, derisa ishit të ulur në barkë". "Ne ishim "hot" për njëri-tjetrin" tha ajo me modesti. "Nuk ka asgjë të keqe për këtë". Për të parën herë në tridhjetë e pesë vite, Adelina vërejti modestinë e bukur dhe të thjeshtë të motrës së saj. Ajo kishte një bashkëshort të mirë, tre fëmijë, biznesin e saj dhe gjithçka po ia dilte për mrekulli.

Adelina po habitej se kaq kohë të gjatë nuk kishte vërejtur cilësitë e mira të motrës së saj. "Ta da" tha Besa, derisa po i vendoste pak prej në flokë, motrës për t'i ndenjur mirë ato. "Çfarë po mendon"? Adelina po e shikonte dukjen e saj në një pasqyrë të madhe, derisa flokët e saj të gjata me ngjyrë kafeje ishin të zbukuruara, e kjo dukje Adelinën e kishte bërë që të dukej dhe të ndihej seksi dhe tërheqëse, madje edhe shumë elegante. "Janë të përsosura". "Tefiku do të vdesë për to" tha Besa, pa e vërejtur shtangimin që kishte pasura më pas.

"Të faleminderit" tha me butësi Adelina. "Do të shihemi ne të enjten, nëse jo më parë". Teuta, nëna e Adelinës, kishte hyrë në dhomën e saj për t'ia dërguar një batanije. Dhe, kur hyri aty, ajo vërejti një grumbull gjërash dhe rrobash. Kur i lëvizi nga vendi, ajo pa një kuti, dhe nga ndjenjat brengosëse të së nënës, ajo e hapi. Aty ajo pa kutinë dhe unazën e martesës së dikurshme që Adelina e kishte. "A thua mos e ka braktisur? Ndoshta e ka tradhtuar ai", po mendonte ajo. "Oh, Adelinë" tha ajo e pikëlluar. Në atë moment, zemërimi i saj për vajzën e re nuk vlente më. Teuta e ndje e turpëruar me sjelljen paraprake ndaj së bijës. Ajo e di se sa të vështirë e kishte të kthehej në ishull dhe sa e dëshpëruar është ndjerë. (vijon)

(Kosova Sot Online)