Kapiti: Pyetsor për Referendumin e 7 Qershorit 2026 në Kosovë

Kapiti: Pyetsor për Referendumin e 7 Qershorit 2026 në Kosovë
Kapiti: Pyetsor për Referendumin e 7 Qershorit 2026 në Kosovë

Skender Kapiti

  • 01 June 2026 - 14:18

Nga Skënder Sadri KAPITI

Zgjedhjet e 7 Qershorit 2O26 janë një Referendum popullor ku populli do te vendosë vazhdimin e qeverisjes së programit dhe vizionit të qeverisë Kurti apo jo. Në këtë Referendum do të ballafaqohen faktet, argumentet dhe realiteti  politik, demokratik, juridik dhe ai i republikanizmit real,  dhe verdikti i legjitimitetit demokratik të zgjedhjeve të lira e të pamanipuluara do të vendosë se kush do të qeverisë.

 

Kosova shkon me 7 Qershor 2026 në zgjedhjet e jashtëzakonshme pas 6 muajsh, pas atyre të 28 Dhjetorit 2025.Kosova nuk shkon në këto zgjedhje  se ka dështuar qeverisja dhe jo për ndonjë krizë qeveritare, por shkon prej krizës parlamentare, apo më sakt shkon prej një komploti të opozitës me ishpresidenten Osmani, shkon prej një komploti kundër legjitimitetit demokratik dhe vullnetit të popullit të zgjedhjeve të  28 Dhjetorit 2026.

 

Nisur nga fakti i zgjedhjeve të shpeshta në Kosovë si rezultat i krizave të ardhura nga opozita kundër legjitimitetit demokratik dhe vullnetit të popullit, nisur nga fakti i problematikave të shumta të akumuluara nga ishpushteti , opozita e sotme, unë vlerësoj se zgjedhjet 7 Qershorit 2026 kanë rëndësinë e  madhe historike të një Referendumi popullor, dhe paraqes para publikut këtë pyetsor:

 

A jeni për qeverisjen e Kurtit,për  vazhdimin e saj dhe konkretisht:

 

1-A jeni për vazhdimin e luftës kundër regjimit të korrupsionit dhe hajnisë nisur nga Qeveria Kurti ?

 

2-A jeni për vazhdimin e konsolidimit të shtetit ligjor e demokratik dhe të llogaridhënies publike e ligjore  të politikës,pushtetarëve dhe keqbërësve publik e oligarkëve?

 

3-A jeni  për reformën në drejtësi,  Veting-un?

 

4-A jeni për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqënies?

 

5-A jeni për konfiskimin e pasurive të fituara me korrupsion e paligjshmëri?

 

6-A jeni për forcimin e ushtrisë dhe të mbrojtjes së shtetit të Kosovës?

 

7-A jeni për legjitimitetin demokratik, konstitucionalizmin  dhe për sovranitetin e shtetit në gjithë territorin e Kosovës?

8-A jeni për politikën kundër coptimit të Kosovës, kundër Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, kundër minishengenit?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".