Roman dashurie: Ai i vërteti (15)

  • E.K /
  • 07 April 2021 - 14:59
Roman dashurie: Ai i vërteti (15)

Ia puthi dorën dhe e shikoi drejt në sy. Po dridhej nga forca e ndjenjave ndaj tij. Sërish i jepte komplimente, e edhe pse e dinte se më shumë thuheshin për shkak të përshtypjes e më pak prej bindjes, Doruntinës i pëlqenin. Pas pijeve shkuan në një shëtitje të gjatë, e pas shëtitjes sërish u ulën që të pinë diçka. Asnjëri nuk kishte qëllim përfundimin e mbrëmjes, por diku rreth dy orë pas mesnatës Doruntina e dinte se duhej të shkonte në shtëpi. Jo vetëm që mendonte se koha e tepërt e kaluar në takimin e parë mund ta prishte përshtypjen se diçka duhet të ndodhë, por në mendime e shihte nënën të ulur në kolltuk duke e pritur për t'ia ofruar mendimin e saj negativ. Për këtë arsye i tha se është lodhur dhe se në mëngjes i duhet të shkojë në punë, kështu që Dreni e ktheu në shtëpi.

KAPITULLI I DYMBËDHJETË

Derisa po hynte në banesë provoi më me duar t'i rregullojë flokët e shprishur dhe buzët në mënyrë që gjurmët të mos zbulonin se ishte puthur me pasion për gjysmë ore në veturë. Në zemër ishte e lumtur, por kur e dëgjoi zërin e televizorit, ajo lumturi ia liroi vendin zhgënjimit për shkak të takimit me imazhin e përditshëm të nënës së saj. Sapo hyri në dhomë të ditës e dëgjoi zërin e saj: - Mirë, mirë. Ke të dashur të ri dhe menjëherë rri deri natën vonë! Doruntina eci tutje, drejt dhomës së saj, duke tentuar që t'i ikë, të mbyllet dhe kështu ta ruajë qetësinë që ia kishte sjellë Dreni. Por nuk ia doli.

E kam ditur se nuk është dashur që të lindi vajzë. E dija se nga ajo nuk mund të dalë ndonjë gjë e mirë. Dhe, ja, kjo po më dëshmohet, tani po e kuptoj se sa kam pasur të drejtë kur kam dëshiruar një djalë në vend tëndin. Edhe pse deri në atë moment dëshiroi që të shmangë fjalë të shëmtuara, tani në Doruntinën u zgjua një luan i plagosur që dëshiron ta mbrojë nderin e tij. - Nënë, nuk ke nevojë që çdo ditë ta përsërisësh pendimin për shkak se jam lindur kështu siç jam. Këtë gjë e kam thellë në shpirt, e edhe nëse do të dëshiroja nuk mund ta harroj. Nëna kërceu shpejtë nga kolltuku. - Çfarë dëshiron të thuash me këtë, se kam qenë nënë e keqe? Se nuk të kam rritur mirë, se të ka munguar ndonjë gjë? Unë jam sakrifikuar për tu, për shkak tëndin pas vdekjes së babait tënd kam harruar se jam femër. - Dhe ke dëshiruar që edhe unë ta harroj këtë. Të bëhem mashkull?

Turp të kesh! Kështu ma kthen për shkak se kam qenë e ndershme dhe nuk kam dalë sikur ti me meshkuj të ndryshëm? Kjo e lëndoi, e dinte mirë këtë Doruntina. E qetësoi zërin në mënyrë që biseda të mos përkeqësohet edhe më shumë. - Nënë, mos më fajëso mua për këtë. Unë nuk do të ta zija për të madhe sikur ta kishe dikë pas babait, por më kujtohet, kur ta thashë një herë këtë, ti më the se tashmë je e vjetër për meshkuj. Pse më fajëson tani mua për vendimet që i ke marrë vetë? - Ti je mosmirënjohëse! Po ta lindja një djalë, nuk do ta kisha tani një lavire në shtëpi. Lotët filluan të rrjedhin nga sytë e Doruntinës. Nuk mund ta duronte më torturën e nënës së saj.

Nënë, unë jam femër, pa marrë parasysh se a të pëlqen kjo ty apo jo. Dhe do të bëj atë që kërkon nga unë natyra ime femërore, e si do ta interpretosh ti atë, nuk mërzitem fare. Unë jam e rritur, e ndershme dhe e mirë, por fakti që në moshën 26- vjeçare kam lejuar që i dashuri im të më përqeshë për shkak se isha e virgjër, që disa vjet jam përballë me dieta vetëm të harroj se si më vishje sikur të isha djalë, si më shmangnin të gjithë e shumë gjëra tjera le të mbeten në ndërgjegjen tënde. (vijon)

(Kosova Sot Online)