17-vjeçarja “e shkatërruar”: Ish i dashuri im ka lënë të dashurën e tij të re shtatzënë

  • G.G /
  • 10 April 2021 - 10:16
17-vjeçarja “e shkatërruar”: Ish i dashuri im ka lënë të dashurën e tij të re shtatzënë

Ndarja nuk është e lehtë edhe pse me kalimin e kohës të gjitha dhimbjet mund të shërohen.

Mirëpo, për këtë 17-vjeçare, situata duket e vështirë, pasi ish i dashuri i saj, tashmë ka nisur një lidhje të re dhe vajza me të cilën po del është shtatzënë, ka rrëfyer ajo për “Dear Deidre”, rubrikën e “The Sun”.

“Më është thyer zemra që ish-i im ka lënë të dashurën e tij të re shtatzënë.

Ne u ndamë sepse jetojmë shumë larg njëri-tjetrit, por qëndruam në kontakt. Unë jam 17 vjeç, ndërsa ai është 19 vjeç dhe më tha se ende më donte, gjë që më mbajti duke shpresuar se do të ktheheshim së bashku një ditë.

Javën e kaluar ai më telefonoi dhe më komunikoi një ‘bombë’: Po del me dikë tjetër, e cila është edhe shtatzënë me të.

Jam shkatërruar dhe nuk mund të ndaloj së qari. As nuk ushqehem dhe as nuk fle gjumë.

Ai dëshiron të qëndrojmë miq, por nuk mendoj se mundem”.

Pasi e ka lexuar këtë rrëfim, “Dear Deidre” i dha këtë këshillë vajzës adoleshente:

“Kjo ishte një tronditje e tmerrshme. Instinktet tuaja për të ndërprerë kontaktet, të paktën për një kohë, janë të mira. Ju duhet kohë dhe hapësirë ëpër tu shëruar.

Mundohuni të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik. Nëse sëmureni, do të ndiheni më keq. Ju duhet të mblidhni veten dhe të vazhdoni përpara”.

(Kosova Sot Online)