Ngjarje e vërtetë: Atë që e dëshiron për vete, nuk ma lejon mua (8)

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Atë që e dëshiron për vete, nuk ma lejon mua (8)

- Nuk të kam tradhtuar, e kemi atë marrëveshjen e përjetshme. Dhe pse tani po më maltreton me ato sulmet tuaja të zemërimit - edhe unë e kam ngritur zërin. - Më ke tradhtuar. E marrëveshja ishte t'i tregojmë njëri tjetrit paraprakisht nëse dikush na pëlqen. Të flasim për këtë. Ta shikojmë ku jemi, si ndihet pala tjetër për këtë punë. Kështu unë kam vepruar kur jam dashuruar me Violetën. Ti kishte rastin që të përgatiteshe pak nga pak për atë që po vjen. E mua më ke lënë para aktit të kryer. - Nuk është aspak ashtu. Mirë, një pjesë e ke mirë - e ka pranuar, me lot në sy. Kam dashur të ta them që në ditën e parë, por nuk e kisha mundësinë dhe për çdo ditë pas asaj kishte plot njerëz, kurrë nuk ishim vet.

Por, ke mundur të më zgjosh në ora 2 pas mesnatës dhe të më thuash gjithçka - më bërtiti - por jo, në ora dy ti silleshe me të vërdallë. - Ndalo të lutem, qetësohu, për këtë do të flasim nesër, në rregull? - Jo, nuk është në rregull - po më shikonte si një mbeturinë. Po ndihesha si mos më keq, kurrë më parë nuk isha ndjerë kështu. - Më ke tradhtuar, ke luajtur me besimin tim dhe unë kurrë më nuk mundem të besoj. - Po e tepron - bërtita unë në mënyrë histerike. Edhe pse deri diku kishte të drejtë, nuk kishte pse të reagonte ashtu dhe gjithçka kemi mundura ta realizojmë në mënyrë të civilizuar. Por, Dauti nuk ma dha atë mundësi. Shkoi në dhomën e gjumit dhe kur desha të bisedojmë të qetë, kërkoi ta lija vetë. E kur në mbrëmje erdha të fle, ai u zhvendos. Kjo ka zgjatur për disa ditë. Më pas ishte qetësuar dhe më foli për sjelljet e tij dhe përsëri ishim në marrëdhënie korrekte.

Por, disi e goditi thuajse diçka, për çdo ditë e më shumë kishte sulme të xhelozisë, po ma vështirësonte jetën, e unë isha pishman pse kisha menduar për një burrë tjetër. E gjithë kjo teoria për martesë të hapur u rrënua si të ishte një kullë me letra. Edhe unë po ndihesha e tradhtuar, sepse derisa ai ishte në lidhje, kam shkrirë shumë mund që të kaloj sipër të gjitha emocioneve që atëherë më kishin kapluar. Isha edhe e zemëruar, sepse kam menduar se i kupton gjërat, se ishte një mashkull që e bën atë që duhet "për vete", e për të tjerët nuk i plas fare. Gjatë gjithë muajit gusht, herë jemi pajtuar, e kohë pas kohe jemi grindur me të madhe. Kur Dauti ishte i qetë, kemi mundur të flasim të qetë për dashurinë time, gjithmonë gjatë bisedës ai nxirrte disa përfundime që në fund ai dilte i zemëruar.

Unë gjithnjë e më shumë po lodhesha nga e gjithë kjo. Po luftoja për dashurinë time, për marrëdhënien tonë që deri në atë moment ishte më shumë se sa e mirë, por se burri im në disa mënyra këtë po e shkatërronte. Thjesht, nuk po më lejonte të merrja frymë thellë dhe kur e dija pse e kishte këtë, nuk po mund t'ia falja. Por, ai po më ngufate mua. Isha tepër e lumtur, po qaja gjithë ditën dhe po mendoja se si ndoshta Luani nuk ishte ardhmëria ime. Kur po afrohej shtatori, Dauti ishte gjithnjë e pa i përmuajshëm. - A do ta thërrasësh për ndonjë ditë - filloi me pyetje gjatë pasdites. - Po, do ta thërras, ia kam premtuar këtë - i thashë, derisa zëri po më dridhej. - Jo, nuk do ta ftosh! Kërkoj nga ti që ta heqësh qafe, që ta ndërpresësh komunikimin me të. - Kjo është diçka që TI nuk mund ta kërkosh nga unë, dhe unë nuk do të ndaloj. - Atëherë unë po shpërngulem nga kjo shtëpi, në këtë moment. (vijon)

(Kosova Sot Online)