14 mesazhet perfekte për t'i dërguar ish-it, pavarësisht situatës!

  • G.G /
  • 07 maj 2021 - 10:20
14 mesazhet perfekte për t'i dërguar ish-it, pavarësisht situatës!

Sipas dr. Carla Marie Manly, psikologe klinike, nëse po mendoni t'i shkruani ish-it, është e rëndësishme të dini pse. Jeni lodhur duke mos qenë në gjendje t'u dërgoni atyre meme dhe doni të filloni një miqësi? Apo flini ende me këmishën e tyre duke ëndërruar një të ardhme bashkë? Kur jeni më të qartë për qëllimet dhe nevojat tuaja, do të jeni në gjendje të jeni më të qartë me ish-partnerin në lidhje me atë që kërkoni. Nëse ish-i ka nevoja që përputhen me tuajat, rezultati mund të jetë shumë pozitiv në periudhën afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Ka shumë arsye pse ju mund të doni t'i shkruani një ish-i, por ne sot do ndalemi vetëm tek arsyet pak më të shëndetshme.

- Kur doni të rikrijoni kontakt (si miq)

1. Më në fund e lexova librin për të cilin më flisje gjithmonë. Desha të të them që më pëlqeu shumë. Shpresoj të jesh mirë.

2. Nëse ke kohë, do doja të pinim diçka bashkë, thjesht si shokë.

3. M'u shfaqe në LinkedIn këto ditë. Urime për promovimin në punë. E meritoje!

- Nëse keni nevojë të kërkoni falje

4. Kam menduar shumë për ato që ndodhën mes nesh dhe më vjen keq për mënyrën si kam vepruar. Nuk e meritoje.

5. Dua të të them që më vjen keq për gjithçka që ka ndodhur mes nesh. Kam kuptuar se s'kam ditur të komunikoj.

6. Hey, po flisja me Anën sot dhe m'u kujtua ajo vera kur u zumë keq. Më vjen keq që jam sjellë ashtu dhe të uroj gjithë të mirat për të ecur përpara.

7. Më fal që shpërtheva ashtu kur ishim bashkë. Nuk ishte e drejtë për ty.

- Kur doni të merrni llogarinë tuaj të Netflix mbrapsht, ose diçka tjetër

8. E di që është pak e sikletshme, por a je akoma në llogarinë e familjes sime në Netflix? Se po ankohet motra...

9. Do jem nga lagjia jote javën tjetër sepse kam takim te dentisti. Ma lë dot librin tim aty?

10. Mund të m'i dërgosh xhinset që kam lënë tek ty të lutem? Ti e di që mezi gjej xhinse që më pëlqejnë.

- Kur doni t'i jepni fund marrëdhënies njëherë e përgjithmonë

11. Ky do jetë mesazhi i fundit që po të dërgoj. Të lutem respektoje mendimin tim.

12. Nuk ndihem mirë kur flas me ty, prandaj respektoje vendimin tim për të mos shkruar/folur më.

13. Nuk jam gati "të jemi miq".

14. Të uroj më të mirën, por nuk mendoj se duhet të mbetemi në kontakt.

(Kosova Sot Online)