Roman dashurie: Gruaja me sekrete (6)

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 15:53
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (6)

- Atëherë lirisht shikoni. - Po mundohem. Mangësia e vetme e kësaj shitores është bukuria juaj. Po tërheq shumë vëmendje. U skuq dhe e uli kokën. Dikur me lehtësi do t'i përgjigjej një llojit të tillë të vardisjes, e tani thuajse po i mungonte teksti, apo nuk kishte fare zë. Pash dhjetë minutave të shikimit nëpër gjërat e ekspozuara ky mashkull e theu heshtjen. - Kjo është e shkëlqyeshme! Tash e një kohë të gjatë nuk kam parë një kuti të tillë muzikore, e cila është kaq e vjetër, por kaq e ruajtur. Dikur nëna ime e kishte një të tillë, por kur ishte shpërngulur, i kishte humbur diku. Më kujtohet të ketë vuajtur tmerrësisht shumë për këtë fakt. Më saktësisht, ishte zhdukur e gjithë kutia me imtësirat e saj nga fëmijëria e saj. - Këtë e kam sjellë nga kryeqyteti. Jam i sigurt se nuk është ajo e njëjta.

Jo, jo, nuk është, por është shumë e ngjashme. Do të dëshiroja ta blija. - Natyrisht. E kishte marrë kutinë dhe e kishte paketuar në një qese të bukur, me kujdes, duke u munduar që të mos e vërejë se si po i dridheshin duart. - Si e keni emrin? - Vlora. - Unë jam Dini. - Ky ju është emri juaj i vërtetë? - Jo. Por, emrin e vërtetë e kam paksa më të gjatë dhe nuk është ndonjë emër i preferuar. - As unë nuk jam aq e lumtur me emrin tim, por më duhet ta mbaj. Ju së paku e keni një nofkë. Mua kurrë nuk ma kanë dhënë një të tillë. - I juaji është i bukur dhe jo aq i shpeshtë. Mua po më pëlqen. Nxori të hollat, Vlora ia ka paguar dhe e ia ktheu kusurin. - Të faleminderit që ishit. - Kënaqësia është e gjitha e imja, Vlorushe. Qëndroi për pak kohë, thuajse kishte për të shtuar apo pyetur diçka, por atëherë ndryshoi mendje dhe doli shumë shpejtë. Vetëm atëherë Vlora po merrte frymë lirisht.

Te ajo u kthyen një vetëtimë plot me emocione. Dini e kishte trazuar shumë. E kishte mbushur shitoren e saj. Por, edhe për një kohë të gjatë nuk e kishte takuar dikë që kishte një buzëqeshje të tillë si të tij dhe të kishte një palë sy që vështirë se i lexoheshin gjërat, dhe këtë në këtë qytet, për të cilin Lola kishte menduar se ishte plot me monotoni. - Megjithatë qenka nga këtu. E kishte thënë këtë me zë të lartë, e pavetëdijshme se po qeshte me veten e saj. Kapitulli gjashtë: Kur pas disa ditëve e kishte zëvendësuar mikja e saj në shitore, ajo i kishte treguar se kishte ardhur një klient, se e kishte kërkuar, që dikur e kishte blerë një kuti muzikore. Edhe pse gjithë kohën kishte menduar për të dhe pyetej pse kaq fort kishte reaguar në shfaqjen e tij, Vlora përsëri po ndiente një presion të madh në gjoksin e saj. - A tha përse më kërkoi? A kishte ndonjë shkas apo ankesë?

Jo, përkundrazi. Kishte thënë se personit që ia kishte blerë kishte reaguar me kaq shumë habi, se e kishte gëzuar shumë. Vetëm kishte dashur t'ju përshëndesë. - Mirë atëherë ... Ia kishte kthyer shpinën asaj, në mënyrë që mos ta shihte shefen e saj se si po qeshte. - Ai do të mund të ishte një klient i mirë. Mendoj, ai ka të holla. E pothuajse gati e ka edhe ndërtimin e shtëpisë. Vlora u kthye kah ajo me shpejtësi. - Ti e njeh atë? - Po, natyrisht se e njoh. Jo personalisht, kurrë deri më tani nuk kemi biseduar, por se e di kush është dhe ku jeton. (vijon)

(Kosova Sot Online)