Roman dashurie: Gruaja me sekrete (16)

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 15:54
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (16)

KAPITULLI TREMBËDHJETË

Deri të dielën kanë shkëmbyer disa porosi dhe dy herë kanë folur në telefon. Samiri thuajse kishte dëshiruar që ajo ta thërras të dalin edhe të shtunën, por nuk guxoi, por së paku një përshtypje të tillë kishte Vlora. Por, kishte lejuar që koha t'ia vërtetonte që ai t'i pëlqente më shumë se sa po i pëlqente deri në ato momente. Kështu ajo po flirtonte nga pak me të, duke mos e kaluar kufirin që atij do t'i jepte tepër vetëbesim dhe besim se edhe ajo dëshiron atë që e dëshiron ai. Të dielën pak para orës pesë po vozitej rrugëve me asfalt të ngushtë, karshi plantacioneve të mëdha, për të cilat vende Sasa e kishte informuar. E më pas vërejti një shtëpi të madhe që përnjëherë ia kishte treguar një të vërtetë të madhe. Ishte kjo shtëpia me formën e një kasolles, që në mënyrë të pabesueshme ishte krejt ndryshe në krahasim me tjerat.

Kasollja dallohej për nga ndërtimi natyral dhe kulm të shtrirë shumë pranë derës së hyrjes. Ndaloi para portës së hyrjes, që ishin të hapura. Familja Meholli, në fakt, ishte Dini. Kjo e kishte shtyrë të kthehej prapa, me të njëjtën rrugë dhe që Samirit t'i tregonte se dëshironte diçka tjetër. Mundej ta kurdiste një arsye të fortë, por nuk kishte mundur ta gjente ende arsyetimin pse nuk po shkonte, por edhe më tutje po e shikonte e habitur kasollen. Kurrë nuk do ta lidhte tregimin e Samirit me Dinin dhe pyetej nëse ai e kishte idenë se ajo i kishte shkuar në shtëpi. E më pas e kishte vërejtur, i veshur me tuta.

I ishte afruar veturës dhe po buzëqeshte. Nuk dukej i befasuar dhe kjo jepte përshtypjen se ai e dite kush mund të ishte. Nga pak ishte zemëruar sepse i kishte lejuar vetes që të mos e përmend Samirit prej nga e njihte klienten e tij. Kjo ndikonte paksa keq. Doli nga vetura dhe e priste t'i afrohej. Por, fluturat u lajmëruan në bark dhe ishte bërë nervoze pse nuk po mund t'i fshihte apo hiqte. Dhe t'i ruante kur t'i afrohej Samiri. - E ke ditur, apo jo? Qëndroi aty dhe duke buzëqeshur e uli kokën. - Po, e ti nuk e ke ditur, apo jo? - Jon, nuk e kam ditur. - Dhe përse je ndalur këtu? Po ndryshon mendje? Vallë a është e rëndësishme për faktin se ke refuzuar të dalësh me mua shkau i planeve tuaja në partneritet? Nuk dinte si t'i përgjigjej, por e dinte se nuk guxonte të tërhiqej. Kjo duhej të kuptohej krejt profesionale. - A do të ulemi diku? - Po, natyrisht. Hajde me mua. Mirë se erdhe në shtëpinë time. U nis para tij.

Sa më afër hyrjes që ishte, shtëpia po dukej më e madhe dhe më e bukur. E kur kishte depërtuar brenda, mezi se po mund të merrte frymë. E tëra ishte nga druri, e brendësia e saj ishte dhoma më e mirë e ditës që kishte parë ndonjëherë. Në mes po qëndronte një kaminë i madh, i bërë nga guri i bardhë, e përreth ishin kolltukët nga bambuja dhe pranë secilës nga një tavolinë e vogël. Nëpër mure kishte lloj-lloj gjërash të ndryshme - nga kornizat me fotografi të ndryshme e deri te maskat që kishin aromën e Afrikës. Katër dyer ishin të mbyllura, por ishin të mahnitshme, thuajse secila prej tyre fshihte një perandori të tërë. I kishte treguar ku të ulej, nga njëra prej shumë rafteve, ai mori dy gota dhe verë. I kishte hedhur verë e nuk e kishte pyetur fare nëse dëshironte apo jo. Më pas mori një tavolinë të vogël, u ul përballë saj, thuajse dëshironte ta shikonte më mirë. (vijon)

(Kosova Sot Online)