Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një grua të tmerrshme? (8)

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 15:54
Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një grua të tmerrshme? (8)

Në një moment më erdhi që ta shtyja anash, që të vrapoja sa më larg nga ajo, ashtu kuturu dhe t'i marr me vete fëmijët, por megjithatë nuk e bëra një gjë të tillë. Nuk isha nga ata meshkuj. - Mos fol budallallëqe. Ke mundur ta ndërrosh imazhin dhe emrin, por mua nuk mund të më mashtrosh - i thashë. - Nuk jam duke e mashtruar askënd. Nuk e kam të qartë, si ka mundësi që jeni shqetësuar kaq shumë ju dhe fëmijët - vazhdoi. Në atë moment u çmenda dhe nga xhepi nxora kuletën, ku, kushedi pse, ende e mbaja fotografinë e saj. Ia tregova. Ajo u trondit, ma mori fotografinë nga dora dhe e shikoi për një kohë të gjatë. 

Kjo nuk jam unë - përsëriti disa herë me radhë. Nuk mund t'ia ndante sytë fotografisë, prandaj më luti që të bisedonim. Ia lash numrin e telefonit dhe mezi i ndava fëmijët nga ajo. Më telefonoi të njëjtën mbrëmje dhe më njoftoi se kishte biseduar me nënën e vet, me ç'rast kishte marrë vesh se ishte fëmijë i adoptuar. Më pyeti a mund të më vizitonte. Nuk dija çka të mendoja rreth tërë kësaj meseleje, por pranova që ajo të vinte, gjë që Ema edhe e bëri dikur vonë, pasi që fëmijët tanimë ishin në gjumë. Më fliste për veten, për prindërit e vet, rreth asaj sesi kurrë nuk do të mendoja se do të ishte fëmijë i birësuar. Ishte aq e butë dhe e sjellshme. Më pëlqente pa masë. Me qëllim që t'i ndihmoja vetes, por edhe saj, thirra ish vjehrrën time.

I tregova haptazi se çka kishte bërë vaki. Ajo filloi që të qante me të madhe. - Isha shtatzënë kur u njoftova me të atin e Dianës. Ai u pajtua që të më pranonte me gjithë fëmijën. Pasi që linda dy vajza, nga njëra mu desh që të hiqja dorë. Diana mbeti me mua, e tjetrën e dhashë për birësim. Kurrë nuk kam pushuar së menduari rreth saj, duke besuar se sjellja e Dianës ishte njëfarë ndëshkimi të cilin e kisha merituar për shkak të sjelljes sime - tha ajo duke qarë. Më pas ia dhashë Emën në telefon. Që të dyja qanin si fëmijë dhe biseduan deri natën vonë. Pasi që mbaruan, Ema dhe unë patëm për çka të bisedonim edhe për disa orë. Më pas ajo shkoi, por u takuam sërish.

Sa më shpesh që takoheshim, aq më shumë kuptonim se sa duheshim. Për fatin tim, Ema ishte e pamartuar, e nuk e kishte problem që të përkujdesej as për fëmijët e motrës së saj. Fëmijëve dhe të tjerëve ua thash të vërtetën. Ema dhe unë u martuam dhe, me të, jam duke jetuar jetën të cilën e kisha ëndërruar kaherë. Edhe Diana e mori vesh të vërtetën nga nëna e saj, por si duket atë nuk e preku shumë ky fakt. Ajo kurrë më nuk i ka thirrur fëmijët, gjë që ndoshta është më së miri. Ata tani e dinë se në vend të nënës e kanë tezen, e cila edhe pse nuk i ka lindur, di si të jetë një nënë plot ngrohtësi dhe mirëkuptim për ta. Është e çuditshme si dy binjake ishin aq të ndryshme si persona. Ndoshta ky rrëfim imi është nga pak bizar, por mua nuk më intereson se çka thonë të tjerët, meqë jam duke u kënaqur çdo ditë e më shumë me jetën time si në përrallë.

FUND

NGA NESËR MUND TË LEXONI TREGIMIN E VËRTETË: "E URREJ JETËN TIME"

(Kosova Sot Online)