Roman dashurie: Gruaja me sekrete (25)

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 15:46
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (25)

Uka disi u struk, ashtu si di ai më së miri - duke u munduar të fshihej. - A është ky tregim për pleq? - Jam shumë serioze. Jemi miq. - Nuk po të shikon edhe aq shumë si mik. Ajo u skuq. - Mirë, ndoshta i pëlqej, por tani për tani nuk ka asgjë midis nesh. Uka e shikoi orën. - Më duhet të shkoj të shikoj futboll, por do të vij më vonë që të shoqërohemi. Nuk qenka i keq, nuk qenka i keq. Më të mirë se të gjithë ata që i ke pasur më parë. E po e shikoj se edhe prindërit po e pëlqejnë. Vlora e kishte përcjellë vëllanë me buzëqeshje, e më pas iu bashkua Samirit, nënës, të atit dhe të tjerëve në ndejë. E kanë mbajtur deri natën vonë, e më pas kishin insistuar që mbrëmjen vijuese të gjithë të shkojnë për darkë.

KAPITULLI I TETËMBËDHJETË

Ato tri ditë në Prishtinë ishin shumë freskuese për Vlorën. E ka festuar ditëlindjen e saj, e kishte takuar Lolën, të cilës ia kishte premtuar se gati i ishte dhënë Dinit, por se tash ishte e vetëdijshme se kështu është më mirë, e aty ishte edhe Samiri, pothuajse si pjesë e familjes, i cili atë natë asaj ia kishte sjellë njëqind e një trëndafila, si dhe parfumin që ajo e adhuronte. Madje edhe e ëma e Vlorës u desh t'ia tërhiqte vëmendjen Vlorës se ai djalosh ishte i dashuruar në të, dhe se një djalosh si ai ishte i mirëseardhur në jetën e saj. Thënë shkurt, gjithçka po shkonte vaj për Samirin. E Vlora ngadalë po binte në atë ndikim. Janë kthyer ditën e tretë vonë në mbrëmje.

E kishte sjellë deri te banesa dhe aty në mënyrë spontane ra edhe puthja e parë. Nuk ishte me pasion dhe nuk kishte zgjatur shumë, por ishte puthja që tregonte se midis tyre po ndodhte diçka. E kur kishte arritur në shtëpi, e kishte kuptuar se për tri ditë as nuk ishte dëgjuar, e as nuk e kishte parë Dinin dhe po e ndjente se mezi po priste ta shihte të nesërmen. Ia kishte dërguar një porosi, sepse ishte tepër vonë, se ajo ishte kthyer në qytet, dhe se do ta takonte në zyrë. Nuk ia kishte kthyer porosinë, e kjo nuk ishte mirë. Të nesërmen ajo kishte shkuar në zyrë dhe kishte hasur një pako me ngjyrë të kuqe. Në pako ishte edhe një fjongo. E kishte hapur me buzëqeshje. "Urime ditëlindjen partner. Më kujtohen mirë numrat, e numri yt ma ka zbuluar se ke shkuar nga këtu që më dikë të veçantë ta festosh ditëlindjen. Mirëpo, kjo dhuratë është nga zemra, e pa marrë parasysh ku je, po ta lë në tavolinën e zbraztë, Dini".

Pothuajse filloi të qajë. Se sa romantik që është, ai dhe momenti! Pa marrë parasysh sa e kishte mahnitur Samiri me trëndafilat, kjo ishte tepër më e forte dhe i kishte lënë përshtypje shumë të fortë. E kishte hapur pakon. Brenda ishte një çokollatë, me ngjyra dhe shumë e lezetshme. I kishte pëlqyer mjaft. E kishin lumturuar personazhet nga filmat vizatimorë. Dhe, ishte pyetur me veten nëse ndonjëherë në jetën e saj kishte qeshur më shumë. E më pas kishte marrë guxim dhe dëshirë ta thërriste në telefon dhe t'i falënderohej. U lajmërua pas një kohe të gjatë. - Po? - Hej, jam unë. Tash e kam gjetur dhuratën dhe ...me të vërtetë më ke lumturuar. Më ke shndërruar në fëmijë. Të faleminderit edhe për porosinë. - Nuk ka përse. Do të arrij për një orë. Kam pak telashe me prodhimin, një makinë është prishur, kur ta rregulloj, do të jam aty.

(Kosova Sot Online)