“Pas debatit të ashpër me të dashurën, lash një tjetër grua shtatzënë!”- Ja çfarë kërkon tani 34-vjeçari i dëshpëruar

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 10:24
“Pas debatit të ashpër me të dashurën, lash një tjetër grua shtatzënë!”- Ja çfarë kërkon tani 34-vjeçari i dëshpëruar

“Dua tmerrësisht shumë që të rregulloj marrëdhënien me të dashrën time, pasi u largova nga ajo dhe lash një grua tjetër shtatzënë“,- është shprehur një 34-vjeçar për “The Sun”.

“Jam 34 vjeç dhe e dashura ime është 51 vjeç. Kemi qenë së bashku për gati dy vjet, por po debatonim pothuajse gjatë gjithë kohës.

Ajo është shumë pasiononte, por sa herë debatoja me të, nuk dinte se çfarë fliste. Gjërat ishin përkeqësuar aq shumë mes nesh, sa flinim të ndarë.

Pas një debati shumë të madh, vendosa të largohesha dhe kontaktova disa shokë me të cilët shkuam në një bar ku u takova me një grua tjetër.

Ajo ishte e mrekullueshme, 29 vjeç dhe brune me një trup mjaft elegant. Shkuam në shtëpinë e saj dhe bëmë seks. Më pas jemi takuar disa herë të tjera dhe e njëjta gjë ka ndodhur.

Por sado e shkëlqyeshme të ishte marrëdhënia seksuale, ne nuk kishim shumë për të folur me njëri-tjetrin. Gjatë gjithë kësaj kohe më ka munguar me të vërtetë ish-i im.

E kontaktova dhe u takuam sërish, E kuptova se sa shumë më kishte munguar. Hendeku i moshës nuk ka qenë kurrë problem mes nesh.

I tregova çdo gjë dhe tani ajo nuk di nëse duhet të më besojë apo jo.

Ndihem tmerrësisht keq që i theva zemrën të dashurës time. Nuk mund të jetoj pa të”.

“Dera Deidre” thotë:

“Duket qartë që ju dhe e dashura juaj keni një lidhje shumë të fortë, por nëse doni të keni një të ardhme bashkë, duhet të zgjidhni problemin pse u larguat.

Në vend që të kritikoni njëri-tjetrin, duhet të mësoni të flisni dhe të tregoni se si ndiheni kur debatoni.

Nëse nuk e zgjidhni këtë gjë, ka shumë të ngjarë që të ndaheni sërish. Vazhdoni të bëni përpjekje për të fituar besimin e saj dhe kjo do të ndodhë”.

(Kosova Sot Online)