Ngjarje e vërtetë: E urrej jetën time (6)

  • A.P /
  • 30 maj 2021 - 10:19
Ngjarje e vërtetë: E urrej jetën time (6)

Falë një mikut, kishte marrë një kredi të volitshme dhe kishte blerë shtëpi të mirë, që kryesisht i kishte shërbyer për zbavitje me miqtë. Ajo po vishej shumë mirë, ndërsa që pranë e kishte teknologjinë më të fundit. Po e voziste një veturë të shtrenjtë, e madhe, sikurse edhe vetë shtëpia e saj. Të gjitha këto ia kishin mundësuar miqtë e saj, që ishin "Miqtë" e saj, kolegët nga puna, "të njohurit e saj". Të përbashkët e kishin vetëm se kishin familje dhe gratë e tyre, të cilat e kishin të qartë se në çfarë bashkëshortët e tyre po shpenzonin të hollat e tyre. Nganjëherë Flora po mendonte ta braktiste Blerimin e saj sikur diçka e tillë t'i shkonte në mendje. Nuk po mund të besonte se si gratë nuk po kontrollonin burrat e tyre, ku po shkonin çdo të premte. Dardanja po i tregonte se si tash e disa vite po takohej me një burrë, me të cilin bënin vetëm seks. Sot Flora e dinte se, pos seksit, aty kishte edhe të holla, por kurrë në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk e kishte pyetur arë dhe për çfarë po bëhej fjalë në të vërtetë.

Do të ishte e tepërt sikur thuhej se merrej me prostitucion, por se po takohej me njerëz të pasur, aty nuk kishte dilemë. Zgjedhja e saj e meshkujve po dihej, ajo gjithmonë i përzgjidhte meshkujt që ishin të pasur. Shumë lehtë i joshte ata, sepse vishej mirë dhe ishte shumë tërheqëse, e më tej, gjithçka për të shndërrohej në rutinë. Gjithmonë kishte një rutinë të ngjashme: dilnin pak, e ajo do t'ia përgatite një darkë të bukur (në banesën e Florës), e më pas lidhja do të futej në lidhje më serioze e do të fillonin të udhëtonin nëpër botë. Udhëtimet gjithmonë i zgjidhte Dardanja, e cila kishte një listë të tërë me hotele dhe vende luksoze në mbarë botën. Nganjëherë dinte të pyeste se çfarë jete bën, ndërsa që pa menduar mirë Dardanja i përgjigjej: - Mbaje mend, meshkujt pikërisht duan këtë! Ata nuk kërkojnë një grua të bukur, e cila është e thjeshtë dhe ua hekuros këmishët, atë e kanë në shtëpi. Prej meje presin të jam paksa e ndytë, një zonjë që i tërheq për t'i shpenzuar të hollat e tyre. Unë nuk shitem, sepse jam e lirë dhe materialisht e fortë, por zgjedh meshkujt, që mund të më ofrojnë shumë. - Jeta është një lidhje blej dhe shit, më beso, e ne e futim këtë në mendje, që të kemi një jetë më tërheqëse, e ky është vetëm mashtrim. Mua secili mashkull pas tre muajsh më bëhet bajat e ti mendon se me ta është ndryshe - e pyeti Florën, e cila po e provokonte. Atë moment e ndali fjalën, por kjo ishte një pyetje që e kishte mbajtur në mend. Diçka të ngjashme e pyeste veten edhe kur grindej me Blerimin. - Cila ishte fshehtësia e dashurisë? Si ta mbajë interesin e anës tjetër, si ta bindësh veten të jesh i dashuruar dhe të qëndrosh ashtu gjatë gjithë jetës. Mund të gjesh person të ri, me të cilin mund të ndash të keqen dhe të mirën, e më pas, ai të bëhet bajat. (vijon)  


(Kosova Sot Online)