Partneri i shtyu për vite me radhë datën e martesës, 40-vjeçarja: Gjeta një të dashur të ri, por…

  • G.G /
  • 04 June 2021 - 10:14
Partneri i shtyu për vite me radhë datën e martesës, 40-vjeçarja: Gjeta një të dashur të ri, por…

Martesa është një hap i vështirë për shumë njerëz, por jo i pamundur. Mirëpo, një 40-vjeçare tregon për rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun” se kanë kaluar shumë vite qëkur partneri i ka premtuar se do të martohen, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Tashmë ajo ka gjetur një të dashur, por ka diçka që e shqetëson. Ja rrëfimi i plotë:

“Refuzimi i të fejuarit tim për të caktuar një datë martese më ka shtyrë në krahët e një burri tjetër dhe tani jam mes të dashurit tim dhe familjes time.

Jam njohur me të fejuarin 15 vjet më parë dhe kemi tre fëmijë së bashku, të moshës dhjetë, shtatë dhe katër. Unë jam 40 vjeç, ai është 44 vjeç.

Dymbëdhjetë vjet më parë ai më kërkoi të martohesha me të. U kënaqa. Por ne ende nuk jemi celebruar dhe ai gjithmonë ka refuzuar të caktojë një datë.

Kurrë nuk kam dashur vërtet një martesë të madhe. Thjesht doja ta bëja marrëdhënien tonë zyrtare, dhe më pas ligjore për fëmijët. Por arriti në pikën kur unë ndalova së përmenduri këtë temë, sepse mungesa e angazhimit të të fejuarit tim më lëndoi.

Ndërsa koha kalonte, ne filluam të grindeshim dhe ta merrnim njëri-tjetrin si të mirëqenë. Jeta jonë seksuale u zbeh. U bëmë thjesht miq me fëmijë, kështu që ramë dakord të ndaheshim.

Takova një burrë të ri, i cili është 38 vjeç dhe po argëtohesha me të. Kur i fejuari im e mori vesh, ai u lut që të kthehesha në shtëpi. Më tha se e kishte kuptuar sa shumë më donte dhe më premtoi se do të martoheshim më në fund.

Vitin e kaluar, u ktheva së bashku me të fejuarin dhe gjërat ishin mirë, madje po bënim shumë seks të mirë.

Por gjashtë muaj më vonë gjërat shkuan përsëri drejt greminës. Ai madje nuk dëshiron të kalojë kohë me mua, kështu që kam filluar t’i dërgoj mesazhe ish-të dashurit tim përsëri dhe jemi takuar fshehurazi për seks.

As nuk ndihem fajtore. Ndryshe nga i fejuari im, ai më bën të ndihem seksi, e kërkuar dhe e mirë me veten time, dhe është i dashur.

Çfarë duhet të bëj? Unë dua të jem e lumtur, por nuk dua të kthej jetën e fëmijëve të mi përmbys edhe një herë duke lënë babanë e tyre përsëri.”

“Dear Deidre” thotë:

“Është e kuptueshme që keni kërkuar shpëtim nga problemet tuaja në një lidhje me një burrë tjetër, por ju e dini që kjo nuk do të zgjasë. Ju duhet të merrni një vendim para se i fejuari ta zbulojë dhe marrëdhënia juaj të shkatërrohet përgjithmonë.

Kjo nuk ka të bëjë më me martesën, nuk mund të prisni që i fejuari të angazhohet kur nuk jeni më të përkushtuar ndaj tij. Bëhet fjalë për të vendosur nëse doni të jeni së bashku dhe çfarë është më e mira për fëmijët tuaj.

Nëse dëshironi t’i zgjidhni gjërat, duhet të komunikoni siç duhet dhe të punoni për marrëdhënien si çift.

Duhet t’i tregoni atij se është jetike që të ndieni se dikush ju do, dhe ai duhet të jetë i sinqertë se pse kurrë nuk ka dashur të martohet me ju.”

(Kosova Sot Online)