Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah lidhja që shkatërroi dy martesa (5)

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 14:10
Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah lidhja që shkatërroi dy martesa (5)

Në det, të gjithë duhej të kënaqeshim, e kam ndier se nuk ishte ashtu, se nuk ishte sikurse vitet e kaluara. Zgjuar po qëndroja dhe po vështroja Muharremin dhe Merin se si po mundoheshin aq shumë, saqë midis tyre diçka nuk ishte siç do të duhej të ishte. Edhe fakti se edhe shkuarja e Muharremit në qytetin tjetër për punë me arsye se duhet të bënte diçka, dhe se kthehej pas dy apo tri ditëve, ishte më ndryshe. - Çfarë nuk është në rregull? Mundesh lirisht të ma thuash - E pashë momentin, derisa Diana po notonte me fëmijët dhe e pyeta - Gjithçka është në rregull. Vetëm se ende po mundohemi që gjithçka të jetë ideale. Sidomos ndaj jush.

Por, përndryshe ne po funksionojmë. - Po funksiononi? - Pikërisht ashtu, por mos u brengos, duket qartë se na nevojitet edhe pak kohë - e përfundoi bisedën Meri, e cila dikur ishte larg më e hapur sesa që është tani. - Je e bukur dhe ai të dashuroi - i thashë asaj e ajo më qeshi me ironi. I jam ngritur dhe bashkuar burrit në det. Kemi kërcyer nga kërkimorja dhe po shikonim fëmijët derisa notonin. Nga uji, krejt rastësisht e kam vërejtur Merin se si me njërën dorë po kontrollonte telefonin e Muharremit. Në fakt, në bazë të pozitës së saj, se s'ishte mbështetur, e kam vërejtur se po kontrollonte diçka. Kam menduar se vetëm po shikon, por kjo m'u kujtua disa muaj më vonë. Muharremi u kthye ditën e katërt e kështu e kishte shkurtuar pak pushimin e tij me ne, e pas kësaj ai dhe Meri mezi ishin përmbajtur deri në fund. Madje, derisa nga kopshti dëshiroja të futem në shtëpi, kam dëgjuar debatin e tyre, kështu që mbeta në gjysmë të rrugës, duke mos e ditur nëse duhet të hyj apo të mos hyj brenda. - Ke mundur t'ia dërgosh një porosi dhe nuk është dashur të shkosh për këtë jashtë qytetit. - Pra, ende po më kontrollon, e jam larguar vetëm për ta lehtësuar ty. - Kësaj duhet t'i vijë fundi. - A e di se çfarë i kam shkruar. Se jam larguar për të mirën e gjithë neve. Meri me shpejtësi doli nga shtëpia. - O, ti qenke këtu - disi thuajse u zbeh.

- Desha të futem brenda, por vendos të mos e pengoj. Më fal. -Më pengove apo nuk më pengove, për mua është krejt njëjtë - më tha dhe m'u afrua përballë. - Krejt është në rregull - tha Muharremi dhe vrapoi pas saj. Pas asaj vere përsëri rastisën takimet tona. Kur më pas na thirrën për në skarë, pasi ishte ende koha e mirë, nuk kam dyshuar asgjë. Herën e dytë Meri më ka thënë se ka fundjavë kujdestarie, e më as herën në mëngjes e kam parë në qendër tregtare. Nuk i kam folur në mënyrë që të mos ndihej keq, por kam menduar përsëri se midis saj dhe Muharremit ka diçka, ndonjë problem dhe gjithë ditën isha e brengosur për ta. E, kur për të tretën herë Muharrmeit i kam propozuar skarë, e ai më refuzoi, e kam pyetur: - Ma thuaj se çfarë po ndodh Muharrem? A kemi bërë diçka të keqe unë dhe Diana që nuk do të duhej? - Të lutem, Krenar, për çfarë po flet. Thjesht unë dhe Meri nuk po mund të pajtohemi. E di edhe ti se sa shumë unë e ti punojmë. Unë po lodhem duke ecur nëpër qytet, e Merin po e lodh puna në ndërrime, kjo është e tëra. E kam ditur se kjo nuk është përgjigjja e sinqertë e Muharremit. Më pas pasoi një shi i vjeshtës. (Vijon)  

(Kosova Sot Online)