Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah lidhja që shkatërroi dy martesa (4)

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 17:25
Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah lidhja që shkatërroi dy martesa (4)

- Premtoj, këtë nuk do ta përsëris kurrë. Meri, të dua dhe nuk do të doja që të të humbja sërish. Kjo nuk ka lidhje me ty. Këto vetëm janë shenjat e asaj që kam qenë dikur. Ende mundohem t'ia dëshmoj vetes se jam në gjendje ta bëj për vete ndonjë femër. Më fal! Meri qante, e unë i hutuar e shikoja mikun, kurse Diana me shikimin ulur, nuk bëzante. Atmosfera ishte e pabesueshme dhe nuk mund të lidhej me personin që e njihja. Mu për shkak të këtij paniku në zërin e tij hetova se ai me të vërtetë e donte Merin. - Meri, ja e dëgjove, ky të do. A mund të qetësohesh dhe të provosh që ta zgjidhësh këtë me Muharremin. - Nuk mundem - fliste duke dënesur. - Kjo është e pështirë.

Nuk mundem. U nisa kah Meri që ta përqafoja dhe ngushëlloja, duke u munduar që t'ia mbushja mendjen që t'ia falte burrit dhe ta shpëtonte martesën, por në atë moment ndodhi një moment edhe më dramatik. Gruaja ime u ngrit nga kauçi, iu afrua Muharremit dhe e goditi fort. - Ti je një qyqar i rëndomtë - tha duke u larguar me një rrapëllimë të derës. Pas atij flakareshi, i cili tingëlloi fort në dhomë, e faqja e Muharremit mbeti e kuqe. Meri pushoi menjëherë të qante, e unë hapa gojën nga habia. Diana është grua temperamente, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ky ishte një sulm i vërtetë. Pas kësaj pasionet u pashitën. Kërkova nga Muharremi që të më linte me Merin vetëm, që të mundohesha të bisedoja me të.

Por, përpos syve të njomë, evitimit të shikimit dhe përsëritjes së fjalëve "nuk mund t'ia fal", nuk ndihmova më shumë. por, ajo ia doli që të qetësohej dhe të më premtonte se do të bisedonte me Muharremin. Derisa largohesha, i thash Muharremit me seriozitet: - Jepi kohë, mos e dreqos këtë! Në shtëpi gjeta Dianën, e cila mjaft zëshëm i bënte punët e shtëpisë. Iu afrova menjëherë dhe e përqafova. - Do ta rregullojnë ata këtë - i thashë duke u munduar që ta ngushëlloja, meqë supozoja se kjo e kishte goditur atë fort. Por, ajo i iku përqafimit tim dhe më tha: - Natyrisht se do ta rregullojnë. Ai është qyqar, e për Merin martesa është gjë e shenjtë.

Por, çfarë martese është kjo dhe a duhet shpëtuar me çdo kusht? - tha ajo duke më befasuar. - Natyrisht se duhet tentuar për shpëtimin e martesës. Njerëzit gabojnë. Duhet t'ua ofrojmë mundësinë që t'i përmirësojnë gabimet e veta. Meri do ta bëjë këtë, e mund të them se edhe Muharremi e dëshiron të njëjtën gjë. Pas kësaj ngjarjeje unë bisedova edhe disa herë me Merin dhe Muharremin. Që të dy kishin vazhduar të ishin të nervozuar edhe shumë kohë më parë, ai ende i frikësuar, e ajo e dëshpëruar. Por, disa muaj më pas, sikur i shihej fundi kësaj agonie. - Meri tha se do të ma ofrojë edhe një shans - më tha Muharremi, i cili pas tërë kësaj meseleje ishte bërë shumë më serioz.

Nëse edhe një herë e përsërit këtë gjë, do ta paguaj dikë që të të rrahë mirë e mirë - ia ktheva unë. Me kalimin e kohës Meri dhe Muharremi u pajtuan dhe filluan sërish. Nga ne kërkuan që t'iu jepnim pak kohë, gjë që unë dhe Diana e kuptuam dhe e pranuam. Por, koha kalonte dhe unë arrita deri te përfundimi se kishim pushuar tërësisht të shoqëroheshim. Për këtë shkak, me rastin e ditëlindjes së vajzave të mia vendosa që t'i ftoja ata në drekë. I thirra në mbrëmje, kur e dija se ishin të dy në shtëpi.

Meri, e cila e kapi telefonin, pranoi menjëherë. Moti i mirë, ushqimi i shijshëm, miqtë tanë, shoqërimi, qeshjet. Vajzat tona merreshin me vajzën e tyre, e cila sapo kishte filluar të ecte, kështu që të gjithë ishim të relaksuar. Por, edhe pse diskutimet ishin të përmbajtura, e zërat më të heshtur, ne ishim më të pjekur për një ngjarje të pahijshme, por duke pasur parasysh se ishim takuar për herë të parë pas një kohe relativisht të gjatë, gjithçka kaloi mirë. Sikur që kishim bërë edhe gjatë viteve të kaluara, i ftuam në shtëpinë tonë në det dhe që të dy menjëherë pranuan. (vijon)

(Kosova Sot Online)