Roman dashurie: Një jetë më e mirë (3)

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 15:54
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (3)

Pasi që Jehona ishte shumë e mençur, e dinte se njerëzit e shikojnë për të keq dhe vetëm shikimi në shtëpinë e saj, jepte përshtypjen se askush nuk dëshironte të jetë me të. Pasi që nuk kishte të holla për veshje, ajo vishej shumë thjesht. Kishte tri palë pantallona dhe disa bluza dhe xhemperë, dy palë këpucë dhe një pallto të trashë. Po ashtu kishte një palë çizme për stinën e dimrit. Mundohej që të jetë e pastër, por të tjerët kanë menduar se kjo nuk ishte e mundur. Mu për këtë fakt, Jehona ishte e bindur se gjatë gjithë jetës do të mbetej vetëm me të atin, se vitet do të kalojnë shpejt prej saj dhe kjo thuajse ishte një dënim për të.

KAPITULLI I DYTË

Edhe pse pronari i kafiterisë 'Hollivud', në të cilin ajo punonte, nuk ia kishte kërkuar të shkonte herët Jehona shfaqej aty në ora shtatë të mëngjesit, kishte rregulluar tavolinat dhe karriget në kopsht, kishte vendosur taketuket, si dhe i kishte pastruar xhamat e lokalit. Ishte kjo një kafiteri moderne. Të gjithë e donin Jehonën dhe ajo kurrë nuk kishte probleme me askënd, në krahasim me vajzën tjetër nga ndërrimi tjetër. Vajza tjetër kishte gjoks të madh dhe me dëshirë i rregullonte me dekolte të thellë, e pikërisht për këtë djemtë ia lëshonin nga një fjalë. Jehona disa herë e kishte këshilluar që të vishej më thjesht dhe më pak provokuese, për t'i shmangur skenat e tmerrshme, por ajo kishte vendosur nëpërmes natyrës së saj të jashtme ta gjejë burrin e duhur. Më pas u kuptua se ajo shoqja e saj ishte në lidhje me pronarin e një diskotekës në afërsi. Por, e kishte lënë kur ishte martuar me dikë tjetër. Kur shoqja e saj i ankohej Jehonës se djemtë e rinj nuk po e duan, ajo e ngushëllonte, duke i thënë se ka edhe më keq se aq. 

Ti së paku ke pasur ndonjë mashkull dhe e di fare mirë. Unë nuk e kam provuar asnjë mashkull, e asnjë mua. Madje ty do të duan për argëtim, ndoshta aty edhe mund të dashurohet dikush, e kush mund të dashurohet në mua, kur jam kështu e tillë, e leckosur. Po, Jehona kurrë nuk ishte në lidhje me asnjë mashkull, por tashmë edhe kishte filluar të hiqte dorë nga dashuria. Më nuk po i interesonte as si dukej, por kishte filluar t'i rregullonte flokët, që i konsideronte si aset të artë. Ishte më zemërgjere ndaj meshkujve, nuk shikonte kush ishte i bukur, i pasur, për martesë. Por, vetëm dëshironte ta provonte puthjen, nëse ishte ashtu sikur në filma. (vijon)

(Kosova Sot Online)