Ndryshe nga ato që ke menduar, ja çfarë shikon një mashkull në takimin e parë

  • G.G /
  • 17 qershor 2021 - 10:33
Ndryshe nga ato që ke menduar, ja çfarë shikon një mashkull në takimin e parë

Nëse lë takim me një djalë i gjithë problemi yt është si të grimohesh bukur, si do i mbash flokët, çfarë do veshësh. Këto kanë rëndësi, por ja që nuk janë të parat në listë. Ja çfarë vë re më shumë një djalë në takimin e parë.

Tipi

Edhe nëse një mashkull është i interesuar të ketë një lidhje serioze me një femër, nuk do të thotë që ai do të rrijë me një femër serioze. Trego sensin tënd të humorit, sepse nëse ai dëgjon një shaka të mirë apo shikon që ti kap shakanë e tij, atëherë është një plus për ty.

Zgjuarsia

Zgjuarsia ka sharmin e saj. Meshkujt nuk duan dikë që do t’u drejtohet atyre gjithë kohës për një mendim ose ndihmë, por dikë që është e zonja e vetes. Nuk është e nevojshme të kesh mbaruar doktoraturën apo diçka të tillë, mjafton të tregosh intelektin dhe zgjuarsinë tënde.

Thjeshtësia

Në të njëjtën kohë nuk duhet të mburresh gjatë gjithë kohës se sa mahnitëse je. Tregoje me vepra jo me fjalë. Veçanërisht nëse je e zonja në çdo gjë, pak përulësi do ta impresionojë djalin me të cilin po del.

Veçantia

Meshkujt duan të shikojnë një femër që di të bëjë qejf. Nëse je në një bar, mund të tregosh lëvizjet e tua të veçanta në kërcim ose të shpikësh një lojë të bukur që do tërheqë vëmendjen e tij. Mjafton të tregosh që me ty kalohet kohë e bukur.

Zemërgjerësia

Nuk duhet të jesh e fokusuar te vetja, por duhet të pasionohesh pas diçkaje që sjell përfitim dhe për të tjerët, jo vetëm për ty. Nëse do të bësh një figurë pozitive para tij, mos e fshih zemërgjerësinë tënde.

Flirtimi

Flirto pak, por jo aq sa të dukesh e dëshpëruar për të. Meshkujt pëlqejnë femrat që sillen me klas. Një prekje e vogël në krah apo shpatull është më mirë se sa të marrësh celularin e tij dhe të shënosh numrin tënd.

(Kosova Sot Online)