Ngjarje e vërtetë: Pas vdekjes së babait, mësova se kam një motër (2)

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Pas vdekjes së babait, mësova se kam një motër (2)

Ndoshta gjithçka do të ishte më ndryshe, sikur të isha më i hapur dhe më spontan, por, duke u nisur nga fakti se as prindërit nuk ishin aq të interesuar për mua, as nuk kisha guxim që të hapesha para të tjerëve. Në shollë nuk kisha probleme, sepse të gjithë e dinin kush isha, prandaj falë statusit tim që kisha merrja edhe disa nga notat edhe pa u munduar shumë. Do të thosha, isha pa vullnet dhe i painteresuar për botën përreth meje. Vajzave, deri-diku u interesoja, por kur në sytë e tyre shikoja zemërgjerësinë, po ecja tutje duke mos kontrolluar nëse ndonjëra prej tyre do të mund të ishte ajo e duhura.

Edhe kush e di sa edhe sa do të zgjaste sikur të mos sëmurej babai. Nga stresi i tepërt dhe jeta pa rregull, zemra kishte filluar t'i dobësohej, kështu që pas një infarktit, përjetoi edhe të dytin, i cili ishte fatal. Ia kishte dalë t'i rregullonte dokumentet rreth trashëgimisë së firmës, megjithëse aty, kam menduar, nuk kishte asgjë të panjohur. Kisha të drejtë ta them, sa çudi që njeriut të vdes e që të merrej me gjëra të tilla, por duke e njohur, nuk kam mundur as kërkim faljen prej tij. Në fillim nëna ishte thyer, po mendoja se e kishte humbur mendjen në përgjithësi, por shumë shpejt u kthjell. Kur pas një muaji e kam parë të veshur në të kuqe, e kam ditur se kishte vendosur ta kalonte dhimbjen.

E unë …po vuaja për babanë që nuk ia kishte dalë të kënaqej në pasurinë që e kishte arritur, e vetëm atëherë nga arsye vetja dhe fëmijërore, kam humbur njërin nga dy personat më të afërt, në të cilin kam mundur që të llogaris. Pas një kohe na ka thirrur avokati. - Babai juaj - më tha avokati, pasi që na shprehi ngushëllimet, kishte fshirë edhe hundën me faculetë, më ka lënë disa udhëzime. - Udhëzime - ngriti vetullat nëna. - Prej kur thuhet ashtu për testamentin? - Para testamentit ka lënë disa udhëzime, të mos them kushte. - Për mua - tha ajo.

Gjithmonë e kishte konsideruar veten më të fortë se ai, e shpesh edhe sillej si e tillë. - Para së gjithash, për zotërinë e vërtetë - më shikoi, që më shtyu edhe të përfshihem në bisedë. - Po ecim tutje - vazhdoi më tutje avokati. - Detyrë imja është që t'jua dorëzoj këto letra, e më pas do të shikojmë se si do të rrjedhin gjërat. - Pas çfarë - asgjë nuk e kishte të qetë nëna ime që sillej si mbretëreshë. - Këtu i keni disa nga letrat, do t'i keni të qarta pasi t'i keni lexuar.

Edhe diçka: zotëria i ri duhet ta bëjë punën e tij. Zonjusha tashmë e zemëruar kishte dalë nga zyra, ajo tashmë ishte ngopur me këtë. E unë… pothuajse kam ndier fluturat në stomak, kur e kam kuptuar se i ati, madje edhe kështu, që më ka ringjallur pas vdekjes së tij. Nëna pa fjalë kishte shkuar në dhomën e vet. Për një kohë të gjatë kam ndenjur në dhomën e ditës duke e shikuar zarfin, të cilin ma kishte dhënë avokati. Kisha frikë se me hapjen e tij do të më shkatërroheshin iluzionet romantike që po i përjetoj.

Kur kam filluar ta hap, duart filluan të më dridheshin. "Bir", po shkruante me shkrimin e të atit, "do të shkosh në rrugën "Agim Ramadani" dhe ju thua se të kam dërguar unë. Kur t'i kesh rregulluar gjërat atje, përsëri, së bashku me nënën tënde, shkon te avokati". Asnjë fjalë më shumë. As të dua, as kam besim në ty, asgjë. Unë prisja se do të kishte së paku ndonjë porosi inkurajuese, por aty nuk kishte gjë prej gjëje. Kjo ishte sikur të thoshte, "bir, shko fotografohu". (vijon)

(Kosova Sot Online)