“Më kërkon s*ks në publik dhe pozicione të çmendura”- E tradhtoi me asistenten, bashkëshortja ndryshon tërësisht “lojën” në dhomën e gjumit. 40-vjeçari: Jam i shtangur…

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 10:37
“Më kërkon s*ks në publik dhe pozicione të çmendura”- E tradhtoi me asistenten, bashkëshortja ndryshon tërësisht “lojën” në dhomën e gjumit. 40-vjeçari: Jam i shtangur…

Një tradhti mund të kushtojë shumë shtrenjtë, por mund të sjellë edhe të papritura, siç ka ndodhur me këtë 40-vjeçar, i cili rrëfen historinë e tij për “The Sun”.

“Unë nuk mund të vazhdoj njëlloj marrëdhënien me gruan time, sepse ajo e ka përmirësuar lojën në dhomën e gjumit, duke përfshirë ‘skllavërinë’, mbylljen e syve dhe rripat.

Kjo filloi pasi zbuloi se kisha fjetur me asistenten time, por tani ndihem sikur jam unë që e zhgënjeva. Të dy jemi në të 40-at. U takuam në shkollë dhe u martuam në moshën 19-vjeçare. Por pas 17 vitesh së bashku, unë po mërzitesha nga e njëjta rutinë.

Kur një 24-vjeçare mori detyrën si asistentja ime, nuk mund ta kontrolloja veten. Ne filluam të qëndronim vonë që të bënim seks në zyrë.

U ndjeva fajtor që nga fillimi, por kishte diçka që krijonte varësi ndaj seksit me këtë grua dhe isha i tërhequr nga emocionet apo nga rreziku që mund të më kapnin mat në tryezën time.

Një natë, gruaja ime donte të më befasonte me një darkë, sepse unë duhej të punoja vonë, përsëri. Por, ajo më pa duke bërë seks me asistenten. Nuk do ta harroj kurrë pamjen e tmerruar të fytyrës së gruas time.

Ajo shkoi të qëndronte te motra e saj për disa ditë, para se të më dërgonte mesazhe, ku më kërkonte të flisnim. Unë prisja që të bërtiste, por e nisi me një falje.

Ajo tha: ‘Më vjen keq që nuk të kam mjaftuar’. Isha i shtangur. Me siguri duhet të isha unë ai që duhet të kërkonte falje?

Ne ramë dakord për një fillim të ri dhe mendova se kjo do të thoshte më shumë seks sesa thjesht për Krishtlindje apo ditëlindje. Por gruaja ime ka ndryshuar tërësisht sjelljen e saj në seks.

Tani ajo dëshiron të provojë pozicione të çmendura, të bëjë seks në publik dhe të blejë lodra seksi me pamje të frikshme.

Ndihem i detyruar t’i marr në konsideratë idetë e saj, dhe kështu që nganjëherë nuk mund të zgjas më shumë se pesë minuta në shtrat, sepse nuk ndihem rehat. Si mund t’i kthej gjërat siç ishin më parë?”.

“Dear Deidre” thotë:  

“Ju të dy duhet të përballeni me atë që ka ndodhur dhe çfarë ndryshimesh ju nevojiten në mënyrë që e ardhmja të funksionojë. Dhe po, ju mund të filloni duke kërkuar falje për tradhtinë.

Shpjegojini gruas suaj se ndërsa i vlerësoni përpjekjet e saj për ta mbajtur jetën tuaj seksuale gjallë, ka kufij në atë që provoni dhe se gjithashtu dëshironi të rilidheni emocionalisht”.

(Kosova Sot Online)