Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një burrë shumë më të vjetër (2)

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 12:18
Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një burrë shumë më të vjetër (2)

M'u afrua një mbrëmje, pasi që e kishte vërejtur se në mënyrë të vendosur po e vështroja megjithëse isha ulur në praninë e shoqërisë sime. - Nuk është në rregull të të ndaj nga shoqëria dhe nuk do të dëshiroja ta ndërpres muhabetin, i cili po bëhet këtu, tha ai duke më shikuar drejt në sy. - Kjo mund të rregullohet shumë lehtë - ia thashë dhe u ngrita nga karrigia. - Pikërisht për këtë po shpresoja - më preku butësisht rreth krahëve. Kalova në tavolinën e tij dhe deri në fund nuk e kam vërejtur se kafiteria ishte zbrazur dhe se shoqëria ime kishte shkuar moti. Vetëm atëherë kur dritat filluan të fiken e kam vërejtur se sa gjatë kam qëndruar në shoqërinë e Drenit dyzet vjeç.

- E pabesueshme… Këta të mitë me siguri kanë shkuar para mesnatës, e më shiko mua. Po qëndroja ulur duke mos vërejtur se si ka fluturuar ora - i thashë. - Shpresoj se nuk pendohesh për këtë? - Përkundrazi, jam ndjerë për mrekulli në shoqërinë tënde. Pikërisht nuk më kujtohet të jem argëtuar më mirë ndonjëherë. Kjo mjaftoi. Atë natën më kishte dërguar në shtëpi, e që të nesërmen kemi filluar të flasim rreth bartjes sime në banesën e tij. Gjithçka ndodhi kaq shpejt midis Drenit dhe meje, e kjo më dukej krejt normale. Edhe ai disa herë kishte thënë se kjo është krejt normale, sepse për dallim nga të tjerët, jemi njohur paraprakisht. Dreni ishte një njeri i kulturuar. Më kishte shpjeguar se kurrë më parë nuk kishte pasur të njëjtat ndjenja me ato që i kishte për mua. Unë kam menduar se këto fjali ua kishte thënë edhe të tjerave që ishin me të, por kur më kishte propozuar martesë, e kam ditur se ishte i sinqertë. Para meje po qëndronte një njeri i mençur, i suksesshëm, i krijuar për të më ofruar martesë. Do ta pranoja edhe sikur të mos më ofronte martesë. Më pas unë jam bartur te ai dhe jam martuar me të. Prindërit nuk i kam befasuar. Nëna më tha se kam mundur të pres edhe ndonjë vit, por se nuk kishte gjë kundër. Me bekimin e tyre jam futur në martesë në njeriun njëzet vjet më të vjetër se unë. Vitet për mua nuk ishin me rëndësi.

Po ndjeja se isha e barabartë me të në rrafshin intelektual, megjithëse kjo nuk ishte e saktë, sepse na ndante një përvojë e madhe në jetë, të cilën e kam vërejtur kur kam lexuar mbiemrin e tij. Ishte krejt normale se nuk ia kisha idenë, e për këtë u bëra e vetëdijshme vetëm kur jam martuar. Ai natyrisht se me herët e kishte kuptuar se kishte punë me një femër të re, të cilën duhet ta mësojë me shumë gjëra. Mendoj se ajo marrëdhënie mësues-nxënëse ka bërë që midis nesh të ketë një besim dhe sa më fortë ta forcojmë dashurinë tonë. Më thoshte se nuk i pëlqen që t'i hidhem kur ishte në shoqërinë e të tjerëve, e unë e pranoja me dëshirë. Për mua ishte diçka simpatike që po m'i mësonte disa gjëra dhe prej meje po mundohej ta bënte një grua me tiparet e një zonjës. - Në rregull, nuk do t'i bëj disa gjëra më. - Këtë e ke thënë edhe herën e kaluar, e në sytë e të gjithëve më ke puthur. - Nuk kam mundur ta kontrolloj veten. - E di unë këtë, vetëm nuk ndihem rehat. Kur bëj punë me njerëz, e ti shfaqesh dhe më hidhesh me puthje, më humb përqendrimin. Pos kësaj, as ata nuk janë imun ndaj femrave të bukura. Saktësisht e kuptoj se kush është xheloz në mua dhe kush do të m'i shtyjë punët për faktin se kam një grua të bukur. - Ata janë idiotë nëse për shkakun tim nuk punojnë me ty. - E di, por kur varem prej tyre, më duhet t'i respektoj rregullat e tyre. Edhe ti e di se mezi përmbahem kur ti më përqafon. Nuk e kam lehtë t'i shtrij duart mbi ty, por as nuk mundem të refuzoj para të tjerëve. (vijon)  

(Kosova Sot Online)