Ngjarje e vërtetë: Kur tërë kjo do t'i takojë së kaluarës (6)

  • A.P /
  • 18 July 2021 - 16:23
Ngjarje e vërtetë: Kur tërë kjo do t'i takojë së kaluarës (6)

Në momentet e para as vetë nuk isha i vetëdijshëm pse më ishte lidhur gjuha, e këmbët më ishin shtangur. Para meje po qëndronte një vajzë e thjeshtë, më duhet ta pranoj se ishte shumë e bukur, por shumë të tilla kisha takuar dhe kisha pasur deri më tani. Vetëm kur filloi zemra të më rrihte në mënyrë të pakontrolluar nëpër mend po mëkatonin fotografitë dhe ndjenjat e vjetra. Me zë të dridhur e thashë emrin e saj. E ktheu kokën pak nga anash, sikurse diçka nuk kishte të qartë, e më pas hapi sytë dhe duke bërtitur e tha emrin tim. Ishte ajo. Pas kaq shumë vitesh, pas gjithë asaj që kisha kaluar e përjetuar, që ta harroj, ajo pikërisht po qëndronte para meje, më e bukur se kurrë më parë, e buzëqeshur dhe e lumtur që po më shihte. Çfarë ironie.

Edhe më tutje në habi, mezi në gjendje të lëviz, ta përqafoj dhe ta pyes se si është. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndjenje ishte ajo ta kesh atë përsëri në përqafim. Ndjeva më shumë jetë dhe lumturi në vete se në të gjitha këto vite që i kisha kaluar. U nis e habitur në drejtimin tim, ashtu shpejtë, ashtu siç më kujtohej që kishte bërë dikur ishte vetëm, po vraponte pas karrierës, shumë ambicioze dhe plot jetë. Edhe ajo dëshironte ta dinte se çfarë kishte ndodhur me mua, askush nuk e dinte se ku isha zhdukur dhe çfarë po bëja. Kemi mbetur duke biseduar për dhjetë minuta, por ishte për ngut dhe i duhej të ecte tutje. Jemi pajtuar se duhet të takoheshim. Më la numrin saj të telefonit dhe ajo vazhdoi më tutje. E di miku im, edhe më tutje nuk e di se si kishte mundur të jetë aq e lumtur, plotësisht e pavetëdijshme rreth vuajtjeve që kisha kaluar në të kaluarën, dhe njëjtë thuajse nuk i ishte kujtuar nëpër çfarë kishim kaluar. Para shumë viteve, thuajse asaj nuk po i kujtohej gjë. Para shumë viteve derisa ende ishim fëmijë. Ishte krejt e relaksuar dhe e lumtur, thuajse po flet me mikun e vjetër, e jo me dikë që kishte ndarë të gjitha lidhjet shumë kohë më parë, dikush që ia kishte humbur gjurmët. Nëse mendoni se më është dashur më shumë kohë që ta thërras, ke të drejtë. Në fakt, kurrë nuk kam qenë më nervoz shkaku i thirrjes telefonike. Edhe pse ishim marrë vesh që të takohemi dhe të flasim, nuk kemi mundur të durohemi dhe të presime dhe disa orë. Pëlcitja e zërit të saj ndaloi për disa orë dhe më pas jam relaksuar, duke provuar që me plot forcë t'i kujtoj ndodhitë e vjetra. Dhe, përsëri kështu kam fituar mundësinë që të gjendem me të ballë për ballë, me të që kurrë nuk e kam harruar. Ndoshta tani është edhe momenti i duhur ta përmend, se e kujtoj në secilin qytet, derisa natën shikoj në dritë. Gjithmonë e kërkoja një kënd të qytetit, dikur lart, për ta shikuar atë qytet si në pëllëmbë të dorës, dhe për t'u kënaqur me bukurinë e atij qyteti.

Por, çdo mbrëmje së paku një moment do ta kuota edhe atë, do ta mendoja ta kisha pranë meje. Nuk mjaftonte shumë për të rënë në depresion dhe në pikëllim, këto ishin vetëm valët e emocioneve, dashurisë, në të cilën do të kisha mundur të shkruaj tregime dhe ta shikoja gjithë botën. Por, m'u desh ta takoj. E tani përsëri e kam edhe një mundësi me të, të flas dhe ta dëgjoj derisa ajo flet. Ajo buzëqeshja e saj që për të fundit herë e kam parë para shumë viteve, do të mundem ta shikoj, ta shijoj përsëri. Fund 

(Kosova Sot Online)