Sipas astrologjisë, cilën shenjë horoskopi nuk harroni dot edhe pas ndarjes?

  • E.K /
  • 20 korrik 2021 - 10:14
Sipas astrologjisë, cilën shenjë horoskopi nuk harroni dot edhe pas ndarjes?

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku. E megjithatë, vetëm një mendim për buzëqeshjen e tyre, mund të t’ju prishi mendjen.

Edhe nëse nuk jeni tipi i personit për të qëndruar i lidhur me një ish, të gjithë kanë një shenjë horoskopi që nuk e harrojnë dot edhe pse është e dukshme që nuk është e duhura.

“Disa shenja të yjeve lëvizin më shpejt se të tjerët”, thotë astrologu Clarisse Monahan. “Shenjat e Dashit, për shembull, kanë shumë dashuri për të dhënë dhe kanë nevojë të jenë në gjendje ta shprehin atë. Ata kanë nevojë për të drejtuar natyrën e tyre të zjarrtë romantike. Prandaj, kjo është një shenjë që mund të tërhiqet shpejt”.

Në përgjithësi, shenjat e tokës kanë tendencë që të kenë më shumë kohë për të kapërcyer një marrëdhënie të dështuar. Demi, në veçanti, është një shenjë fikse e tokës. Kjo do të thotë se ata janë kokëfortë, këmbëngulës dhe urrejnë ndryshime. Në fakt, Monahan thotë se Demi është më i ngadalshmi në mes të zodiakut për të harruar ish-in . “Energjia e tyre është jashtëzakonisht besnike”, thotë ajo.

Më poshtë sipas shenjës tuaj të horoskopit zbuloni se cilën shenjë keni më shumë vështirësi që ta harroni bazuar në astrologji:

Dashi: Peshoren

Demi: Shigjetarin

Binjakët: Peshoren

Gaforrja: Peshqit

Luani: Ujorin

Virgjëresha: Ujorin

Peshorja: Demin

(Kosova Sot Online)