Roman dashurie:Si u dashurova në ty (5)

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 15:46
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (5)

Çka nuk ishte në rregull me mua? Krejt papritmas, kisha filluar të fantazoja për Kyle-in? Kisha nevojë të dilja jashtë, të vrapoja. I hoqa rrobat e shkollës dhe i vesha pantallonat e shkurtër, për vrapim dhe e mora "iPod"-in me vete. Zakonisht kur vrapoja më qartësoheshin mendimet dhe, për një gjë të tillë kisha nevojë ato momente. I vendosa kufjet në vesh dhe zbrita shkallëve duke dalë jashtë, duke u shtirë kinse nuk dëgjoja se më thërriste nëna. E lëshova muzikën, një "compilation" të këngëve të mia të preferuara dhe ia krisa vrapit. Si zakonisht, prisja që të vrapoja rreth 5 km. Kalova nëpër rrugicën e Kyle-it dhe e mallkova veten që nuk e kisha evituar këtë udhë. Ai ishe duke më pritur, i veshur me rroba sportive dhe, sikur unë, me kufje në veshë.

E kisha parë të tillë me mijëra herë, me muskujt e tij të definuar që shkëlqenin në diell, por kësaj here me ta parë, m'u krijua një duq në fyt, të cilin mezi e gëlltita. Dua të them, e dija se Kyle ishte i pashëm. Këtë e kam ditur gjithmonë dhe e kisha vlerësuar. Dua të them, isha një vajzë normale, gjashtëmbëdhjetëvjeçare që vërente bukurinë mashkullore, por deri më tani nuk e kisha shikuar Kyle-in në atë mënyrë. Unë nuk u ndala fare, por ai përshpejtoi dhe më zuri në hap. Bile edhe frymëmarrjet tona na u përshtatën. Nuk flisnim, bile as që e shikonim njëritjetrin. Vetëm vraponim. Kaluam kilometrin e parë, më pas të dytin, e më pas unë e përshpejtova hapin.

Ai më arriti e unë fillova që të vrapoja edhe më shumë. Kaluam edhe kilometrin e tretë, duke filluar që të merrnim frymë më me vështirësi dhe të djersiteshim. Në vesh më tingëllonte kënga e Lady Gaga-s. E tëra që mendoja ishte të vrapoja dhe të mos e shikoja Kyle-in. Ai ishte zhveshur shokë e përpjetë, kështu që nuk guxoja ta shikoja gjoksin e tij. Paramendoja veten duke lëpirë pikat e djersës në trupin e tij, për ta qortuar më pas veten dhe duke e pyetur vetveten si më erdhi një mendim i tillë? "Kthjellu, Nell", i thashë vetes. Por, ky qortim i vetvetes më ndihmoi.

Në mendjen time vazhdonin të silleshin pamjet e Kyle-it në pozat më seksi të mundshme. E paramendoja tani të shtrirë, ashtu gjysmë lakuriq, në një fushë me bar, me lëkurën e tij të rrezitur dhe me flokët e shprishura. Këtu nuk ishin mendime të mira! O, Zot! Ku kishin mbetur mendimet e pasherra, ato të miqësisë, të shokëve më të mirë? Unë ende isha e virgjër. Kurrë nuk e kisha puthur kënd, e lëre më ta lëpija ndonjë mashkull... ishte e vërtetë se, me shoqet e mia Jill dhe Becca kishim shikuar disa filma "të nxehtë". Pra, e dinim sesi funksiononin gjërat, kështu që unë kisha filluar t'i krijoja fantazitë e mia vajzërore, por, me Kyle-in?! (vijon)

(Kosova Sot Online)