A duhet të kemi fantazi seksuale?

  • G.G /
  • 24 July 2021 - 09:49
A duhet të kemi fantazi seksuale?

Pjesës më të madhe të qenieve njerëzore u ndodh që në një moment të ditës të fantazojnë për një person që u pëlqen, ose thjesht të kenë një fantazi seksuale, pavarësisht sa e mundshme është kjo. Sipas një studimi të bërë në Kanada me 1500 meshkuj dhe femra, meshkujt shpesh fantazojnë për lidhje jashtëmartesore. Femrat gjithashtu fantazojnë, por pa dashur që fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet.

Përsa i përket “devijimeve”, kërkuesit thonë se është normale që meshkujt të kenë fantazi seksuale më shumë se një femër. Profesor Joyal, drejtuesi këtij studimi në Montreal, tha se kishte më shumë fantazi të zakonshme se sa fantazi “të çuditshme”. “Shumë persona fantazojnë gjëra që mund të përkufizohen të çuditshme, apo jashtë normales, por nga kërkimi i bërë rezultoi që pjesa më e madhe e njerëzve kishin fantazi normale.

Në të kundërt nga meshkujt, femrat nuk do të dëshironin që fantazitë e tyre të bëheshin realitet”, tha Joyal. Ai shtoi se “femrat përgjithësisht fantazojnë për partnerin e tyre dhe shumë rrallë për partnerë të tjerë, ndërsa meshkujt përgjithësisht kanë tendencën që të imagjinojnë lidhje jashtëmartesore”.

(Kosova Sot Online)