Roman dashurie:Si u dashurova në ty (9)

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 15:45
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (9)

Unë i buzëqesha atij, fytyrat tona ishin shumë afër njëri-tjetrit, sa që ndjeva buzët tona si po putheshin. Dora ime ishte bashkuar me dorën e tij, më pas ia preka fytyrën, gishtërinjtë e mi depërtuar deri te veshi i tij, ndërsa që tashmë thuajse ishim ngjitur me njëri-tjetrin. Ai lëshoi një ndjenjë të relaksimit, ndërsa që kësaj radhe puthja ishte e përbashkët. Unë po ia puthja fort buzët, po i lëvizja ato shumë, ndërsa që thuajse mezi po merrnim frymë, që të dy ne. Nëse ekzistonin me mijëra pyetje në kokën time, kur shikoja çiftet teksa putheshin, atëherë gjeja përgjigjen.

Çfarë ke bërë kështu me hundën tënde? Cilën hundë? Krejt çfarë di, ishte goja ime kundër gojës së tij, të bashkuara. Edhe duart të bashkuara. Thuajse e dinin se ku duhej të shkonin vetvetiu. Në fytyrën e tij, në dorën e tij, në qafën e tij. Madje, po mund të merrja frymë derisa ne putheshim, së paku ashtu mendoj. Habitesha nëse mos po harroj të marr frymë, kur isha më e re mendoja kështu. Tani, po mund ta puthja përjetësisht Kylen. Thuajse nuk kisha nevojë për pushim për të marrë frymë. Nuk dëshiroja. Nuk isha e sigurt se sa shumë kohë kishte kaluar prejse kur ishim puthur në bar, në kodër. Nuk e kisha problem. Asgjë nuk kishte rëndësi më për mua. Kjo ishte puthja me Kyle-n, që edhe e bënte mikun tim më të mirë, djalin e vetëm në këtë botë që unë kisha ndjenja për të.

Kjo nuk ishte vetëm e përsosur për nga natyra, kjo ishte ngjarja e cila dëshiroja ta imagjinoja dhe që doja ta përfytyroja, dhe isha lumtur që nuk kishte ndodhur më parë me dikë tjetër. Më pas, krejt papritmas, unë isha e shtrirë në bar, fijet e barit po gudulisnin shpinën time lakuriqe, ndërsa që kisha vetëm sytjenat tanimë. Kyle ishte sipër meje, duke peshuar pjesërisht në mua, ndërsa që mbahej më shumë në duart e tij. Ne ishim duke u puthu me shumë pasion, ndërsa që unë kisha vendosur duart e mia në kokën e tij, për t'u bindur që ai të mos largohej prej meje, ndërsa që ai nuk ndalonte së puthuri mua. Papritmas, unë kuptova disa gjëra. E kuptova rrezikun e puthjes.

Nxehtësinë dhe fuqinë, si dhe shndritjen. Po ndieja diçka që po bënte presion në ijën time dhe e dija fare mirë se çfarë po ndodhte. Më pas puthjet u ndalën dhe Kyle u zmbraps paksa, unë u skuqa, si nga vëmendja e tij, po ashtu edhe nga ajo se çfarë kisha ndjerë. Edhe ai u skuq dhe e kuptova se edhe ai po më vështronte mua, në trupin e tij, trupin e tij të formuar mirë, e se çfarë po ndodhte që të dy ishim të vetëdijshëm për këtë. "Ta hajë dreqi", tha Kyle, dhe u rrotullua, duke mbuluar fytyrën e tij me duar, që dukej se ishte turpëruar. "Nell, Më vjen shumë keq, nuk e di se çfarë ka ndodhur". Unë qesha. "Kyle, jam shumë e sigurt se që të dy e dimë se kjo nuk është e drejtë. Që të dy e dimë se çfarë ka ndodhur, edhe unë edhe ti. Jemi puthur. Dolëm nga vetja dhe je eksituar". Ai më pas u tërhoq nga unë, duke mallkuar disi veten e tij, ndërsa që mua më tha. "Po, por është kaq poshtëruese". Unë më pas ktheva dhe përsëri ishim në të njëjtin pozicion që ishim më parë. "Kyle, në rregull është. Ne nuk jemi fëmijë. Unë jam… e di-po mendoj, po, ishte për pak, por". "Kjo ndryshon gjërat midis nesh, apo jo", pyeti Kyle, duke më ndërprerë. "A jemi ende miq"? (Vijon)

(Kosova Sot Online)