7 gjëra që bëni gabim e që ju shkatërrojnë lidhjen

  • G.G /
  • 31 July 2021 - 14:34
7 gjëra që bëni gabim e që ju shkatërrojnë lidhjen

Ndarja nuk është një nga eksperiencat më të mira që mund të kalojë një çift, por edhe ajo vjen si pasojë e disa veprimeve që shumë lehtë mund edhe t’i anashkaloni. “Bright Side” sjell 7 gabime që bëjnë çiftet dhe që e shkatërrojnë lidhjen e tyre.

1.Nuk jetoni momentin. Shumë çifte edhe kur janë bashkë qëndrojnë në telefon duke mos i kushtuar vëmendje njëri-tjetrit. Më mirë të shihni një film bashkë, të luani apo të bëni një bisedë që do forconte marrëdhënien tuaj.

2.Mësoheni me partnerin. Duke u mësuar me gjërat që bën partneri nuk ju intereson më ta vlerësoni, qoftë edhe për punët e shtëpisë. Një studim doli në përfundimin se shumë çifte ndahen pasi partneri nuk i vlerëson.

3.Qëndroni të ftohtë. Ky është një tjetër gabim që bëhet në një lidhje. Duke shmangur ngrohtësinë dhe afrimitetin ju ktheheni në dy të panjohur.

4.Nuk respektoni limitet. Edhe partneri/ja ka hapësirën e vetë personale prandaj duhet të respektohen disa limite. Ndonjëherë mund të jeni aq rehat në një lidhje sa mund të ngatërroni nevojat tuaja me të partnerit duke thyer hapësirën e tyre.

5,Nuk kujdeseni për veten. Me kalimin e viteve ndryshojmë, por kjo nuk do të thotë që të heqim dorë nga kujdesi ndaj vetes. Mbaj mend vajzën/djalin me të cilin ra në dashuri partneri/ja. Vazhdo palestrën, ha shëndetshëm, puno për veten.

6.Nuk keni vetëbesim. Të mos pasurit vetëbesim është një kërcënim për lidhjen tuaj. Njerëzit me vetëbesum të ulët mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë për partnerin e tyre dhe kjo çon drejt fundit të lidhjes.

7.Shmangni konfliktet. Edhe ky një tjetër gabim që bëni gjatë një lidhje, duke injoruar nevojat, ndjenjat dhe duke mbajtur inatin. Në fakt duhet të ndodhë e kundërta, të flisni dhe të zgjidhni konfliktet.

(Kosova Sot Online)