“U nda nga unë me një mesazh”- Pas dy dekadash bashkë, 45-vjeçarja tregon se si babai i djalit të saj e tradhtoi: Udhëton në fundjavë me…

  • G.G /
  • 05 August 2021 - 10:17
“U nda nga unë me një mesazh”- Pas dy dekadash bashkë, 45-vjeçarja tregon se si babai i djalit të saj e tradhtoi: Udhëton në fundjavë me…

Dy dekada janë mëse të mjaftueshme për të njohur partnerin, por për këtë 45-vjeçare nuk ka ndodhur kështu. Ajo ka rrëfyer për “Dear Deidre” se si babai i djalit të saj 18-vjeçar i tha se janë ndarë duke i dërguar vetëm një mesazh në telefon, shkruan “The Sun”.

Tashmë, ajo nuk duron dot të shohë se si ish-partneri i saj del me vajza të tjera e madje niset edhe në udhëtime të ndryshme me to gjatë fundjavave.

Ja rrëfimi i plotë:

“Partneri im më tha nëpërmjet një mesazhi në telefon se marrëdhënia jonë ka marrë fund. Jam një grua 45-vjeçare dhe partneri im është 47 vjeç. Kemi qenë bashkë për 20 vite dhe kemi një djalë 18 vjeç së bashku.

Mendova se e njihja partnerin tim si brenda, ashtu edhe jashtë, por është e qartë se ai nuk është personi që unë mendoja se ishte. Ndihem shumë keq që nuk foli me mua ballë për ballë.

Një herë thotë se akoma më do, e herën tjetër e sheh duke kërkuar për të dashur në site online, me të cilat del në takime romantike. Madje, në disa raste, ai niset edhe në udhëtime të ndryshme gjatë fundjavave me to.

Jam munduar të qëndroj larg tij, por nuk mund ta heq dot nga mendja. Jam e shokuar dhe shumë e lënduar nga çka ai po bën”.

“Dear Deidre” thotë:

“Sa eksperiencë e tmerrshme për ju. Ndarja me anë të një teksti është pjesa ëm e keqe e historisë suaj.

Ju jeni një person i sjellshëm dhe i dashur që meriton më shumë respekt dhe dashuri nga ç’ka ai mund t’ju japë. Thuajini që e ka humbur shansin e fundit që jut ë riktheheshit bashkë dhe ju lutemi të mos ndryshoni mendje”.

(Kosova Sot Online)