Pse çiftet që bashkëjetojnë para martesës kanë një marrëdhënie më të fortë? Studimi i fundit zbuloi se…

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 11:30
Pse çiftet që bashkëjetojnë para martesës kanë një marrëdhënie më të fortë? Studimi i fundit zbuloi se…

Kohët e fundit, më shumë çifte po marrin vendimin për të bashkëjetuar para se të ngjiten në altar për t’i thënë “PO” njëri-tjetrit përgjithmonë, sipas një studimi të kryer së fundmi në Amerikë.

“Bright Side” liston disa nga arsyet pse të jetuarit bashkë para martesës mund të jetë një vendim shumë i mirë për marrëdhënien tuaj.

Njihni më mirë personin që keni në krah.

Pavarësisht se sa kohë keni bashkë, ka disa gjëra që mund t’i mësoni vetëm nëse jetoni në një shtëpi. Sipas ekspertëve, qëndrimi nën një çati me dikë, mund t’ju tregojë se kush është ai në të vërtetë.

Ndani punët e shtëpisë.

Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Peë, ndarja e punëve të shtëpisë ishte 1 ndër 3 problemet kryesore mes çifteve, Prandaj bashkëjetesa do ju ndihmojë të përcaktoni disa rregulla dhe të ndani punët në shtëpi në mënyrë që të dy të keni kohë të lirë pas tyre.

Menaxhoni më mirë financat tuaja.

Kur dy persona dalin bashkë, nuk është e thënë që njëri prej tyre duhet patjetër të paguajë faturat. Nëse të du partnerët përcaktojnë se çfarë duan të blejnë dhe paguajnë vetë për to, atëherë financat në shtëpinë e tyre do të jenë më të mira.

Kaloni më shumë kohë intime me njëri-tjetrin.

Intimiteti është një nga arsyet pse njerëzit i japin rëndësi bashkëjetësës para martesës, bazuar tek studimi. Ata pëlqejnë të kalojnë kohë me partnerin e tyre dhe të kenë afrimitet fizik.

Do të jeni më të aftë për t’i dhënë fund debateve mes njëri-tjetrit.

Është e vërtetë që bashkëjetesa është shumë më sfiduese sesa rastet kur jetoni më vete dhe takoheni herë pas here. Kjo sepse mund të ndodhë që gjatë bashkëjetesës, partnerët të debatojnë për çështje koti. Megjithatë, pas disa kohësh do të mësoni se si t’i zgjidhni problemet pa bërë “kërdinë” në shtëpi.

I tregoni njerëzve që jeni bashkë.

Kur një çift hedh hapine  madh drejt bashkëjetesës, ata u dëshmojnë të tjerëve se gjërat mes tyre janë serioze dhe se janë vërtet të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Nuk keni më frikë nga martesa.

Martesa është një vendim i rëndësishëm në jetë që shoqërohet me shumë stress. Sipas studimeve, martesa renditet si një nga dhjetë ngjarjet më stresuese në jetë. Megjithatë, bashkëjetesa krijon një ide për çiftet se sim und të jetë martesa. Prandaj, ata nuk do të frikësohen aq shumë kur ta ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm.

Mund t’i jepni fund lidhjes pa asnjë problem nëse ajo nuk funksionon.

Bashkëjetesa mund të zbulojë shumë gjëra tek partneri juaj, të cilat nuk i keni ditur më parë. Mirëpo jo të gjitha mund t’ju pëlqejnë dhe kjo është arsyeja pse vendimi për t’u ndarë në këtë rast do të jetë më i lehtë sesa nëse do të ishit të martuar.

Mund t’ju ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Nëse jeni vetëm, do të filloni të ndiheni të vetmuar dhe kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj, sipas një studimi psikologjik. Nëse nuk doni të ndiheni për më gjatë të vetmuar, atëherë mund të merrni në konsideratë bashkëjetesën me partnerin.

(Kosova Sot Online)