“E tradhtova tre herë”- I martuar dhe me tre fëmijë, 40-vjeçari tregon se si e braktisi partneren në momentin më të vështirë

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 10:32
“E tradhtova tre herë”- I martuar dhe me tre fëmijë, 40-vjeçari tregon se si e braktisi partneren në momentin më të vështirë

Mbështetja dhe komunikimi janë dy ndër elementët kryesorë që e mbajnë “gjallë” një marrëdhënie. Por një 40-vjeçarka treguar për “Dear Deidre” të “The Sun” se si e tradhtoi bashkëshorten tre herë, kur ajo po vuante nga humbja e së ëmës.

Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe me kalimine  kohës, 40-vjeçari pranon se është penduar për ato që ka bërë, dhe kërkon të dijë arsyen pse e tardhtoi bashkëshorten e tij. Ja rrëfimi i plotë:

“E tradhtova gruan tre herë dhe tashmë ajo më ka braktisur, por dua shumë që të rikthehemi bashkë.

Kemi qenë bashkë për 18 vite, që kur isha në moshën 21 vjeç, ndërsa ajo 19 vjeç. Kemi dy fëmijë në moshën e adoleshencës bashkë.

E kam dashur gjithmonë, por gjatë viteve që kemi kaluar bashkë e kam tradhtuar tre herë. Nuk e di pse. Hera e parë ndodhi dhjetë vite më parë me një grua që e njoha në një klub nate. Gruaja ime e zbuloi, por më fali dhe vazhduam marrëdhënien tonë.

Por pas tre vitesh e bëra përsëri. Ndodhi me një kolege këtë herë. Gruaja ime dyshonte, por nuk arriti ta vërtetonte dot kurrë. Më tha se nëse ndodhte përsëri, do të më braktiste.

Disa muaj më parë fillova të flisja online me një grua tjetër. Ndodhi në një moment kur gruaja ime kishte shumë nevojë për mua, sepse sapo kishte humbur nënën e saj. Nuk ndodhi asgjë fizikisht, por ishte një tradhti ‘emocionale’. Gruaja zbuloi mesazhet dhe ndihej e shkatërruar.

Më tha se nuk mund ta përtypte edhe një herë tradhtinë, sidomos në ato momente që po vuante shumë nga vdekja e nënës së saj. Më pyeti pse e kam bërë, por nuk munda t’i jepja një shpjegim. Prandaj, më kërkoi që të largohesha nga shtëpia të nesërmen.

Ende e dua shumë dhe fëmijët janë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Do të bëja çdo gjë që ta rifitoja dhe të kthehesha tek fëmijët e mi. Dua që ta kuptojë se sa shumë e dua dhe se është e vetmja dashuri për mua. E di që nuk e meritoj, por do të bëja çdo gjë për të.

Ju lutem më ndihmoni të kuptoj arsyen pse e tradhtova. Mendoja se do të ishim bashkë përgjithmonë. Por tani, brenda pak ditëve do të mbush 40 vjeç, jam beqar dhe jetoj në një shtëpi shumë të vogël”.

“Dear Deidre” thotë:

“Duket sikur jeni penduar shumë që e keni tradhtuar bashkëshorten tuajdhe doni të ndryshoni. Ndonjëherë, njerqëzit tradhtojnë, sepse kanë një dëshirë për të sabotuar veten, sepse ndihen të pasigurtë në jetë dhe kërkojnë më shumë vëmendje.

Për të kuptuar pse e keni tradhtuar partneren, duhet të konsultoheni me terapistët e marrëdhënieve, qoftë vetëm, apo me gruan tuaj”.

(Kosova Sot Online)