24-vjeçari në “hall”: Druhem se e dashura do të ndahet nga unë kur të shohë madhësinë e…

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 11:02
24-vjeçari në “hall”: Druhem se e dashura do të ndahet nga unë kur të shohë madhësinë e…

Pasiguritë në një marrëdhënie janë nga më të ndryshmet. Një 24-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të The Sun” frikën se mos e dashura do ta braktisë pasi të shohë madhësinë e organit të tij gjenital.

Ja rrëfimi i plotë:

“Jam i binudr se e dashura ime do të qeshë me të madhe kur të shohë madhësinë e organit tim gjenital. Është shumë i vogël, sidomos kur kam ftohtë ose bëhem nervoz.

Kam frikë të bëj seks me të, prandaj vazhdoj ta largoj. Jam 24 vjeç, ndërsa ajo është 22 vjeç. Ajo nuk ka thënë asgjë akoma, sepse kemi rreth një muaj që dalim bashkë. Por e di që do të thotë së shpejti.

Shqetësohem se ajo do të zhgënjehet kur të më shohë dhe do të ndahet nga unë. Luaj futboll me një skuadër dhe nuk mund ta krahasoj veten me djemtë e tjerë gjatë kohës që bëjmë dush. Janë të gjithë shumë më të mëdhenj se unë. E di që gratë duan burra me organ gjenital të madh.”

“Dear deidre” thotë:

“Seksi i mirë për një grua varet nga aftësitë e të dashurit dhe ndjesitë, jo nga madhësia. Ky nuk është një tregues se sa i mirë jeni si partner.

Nëse jeni në një lidhje ku ka dashuri, partnerja juaj nuk do të shqetësohet për madhësinë e organit tuaj gjenital. Përveç kësaj, sa më i madh organi gjenital, aq më shumë probleme shfaqen gjatë seksit”.

(Kosova Sot Online)