Roman dashurie: Si u dashurova në ty (23)

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 15:47
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (23)

Ajo nuk më shikon. Nuk vërtetohet që jam unë, thjesht e di. Ajo është duke marrë frymë thellë, duke e marrë veten. E lë që të merr frymë, e lë heshtjen që të mbizotërojë. Ajo nuk e vendosë peshën e saj mbi mua, duke siguruar thjesht një kontakt të lehtë. Ajo bën disa hapa dhe unë e përcjell atë. Ajo nuk më kishte shikuar në sy qyshkur u largua nga ulësja në "Central Park". Unë qëndrova prapa saj, vetëm duke e përcjellë. E përcjell deri te një ndërtesë apartamentesh në Tribeca, e përcjell shkallëve spirale, duke u munduar që të mos ia nguli sytë prapanicës së saj, e cila luhatet derisa ajo ngjitet shkallëve. Ajo është një prapanicë me të vërtetë e bukur, që tundet nën fustanin e saj.

Ajo e hap derën numër 314, e la atë hapur dhe shkoi drejt e në kuzhinë, pa shikuar se a do të hyja edhe unë, apo jo. Unë hyra, e mbylla derën prapa meje, e lash kitarën e saj në dysheme nën një dritë, afër një tavoline të rrumbullakët ku kishte disa libra të muzikës. E shikoj sesi e hapë një dollap afër frigoriferit, duke nxjerrë një shishe "Jack", duke e zhdredhur kapakun dhe duke e çuar eks. Ajo piu tri gllënjka drejt nga shishja. E lëshoi shishen me të shpejtë, duke e vendosur kokën midis duarve. Merr frymë thellë, duke fshirë buzët me shpinë të dorës. Fillova që të shkoja te ajo, duke vërejtur sesi u dridh kur më pa se i afrohesha. Ajo sikur ndali frymëmarrjen pasi që e preka në sup dhe pasi mora shishen duke e afruar te buzët dhe duke marrë po ashtu edhe unë tri gllënjka të gjata.

Djegësia e alkoolit më ishte e njohur. Përfundimisht, ajo ngriti kokën dhe më shikoi, me sytë e hapur. Dukej si ndonjë personazh i vizatuar. Dua ta puth aq keq, por nuk e bëj një gjë të tillë. bile, më nuk jam as duke e prekur. "Pse gjendesh këtu?", më pyet ajo, me gjuhën e trashur nga alkooli. Unë buzëqesha pak. "Këtu, në apartamentin tënd, apo, këtu në Nju-Jork?" "Në apartamentin tim. Në Nju-Jork. Në jetën time. Pse je këtu?" "Unë jetoj në Nju-Jork.

Kam jetuar qyshkur kam pasur shtatëmbëdhjetë vjet. Gjendem në apartamentin tënd, meqë të përcolla nga "Central Park" "Por, pse?" "Meqë nuk kemi përfunduar së biseduari". Ajo më shikoi me habi, duke kruar hundën instinktivisht. "Së biseduari? Ne as që ndërruam ndonjë fjalë". "Kjo nuk d.m.th. se nuk kemi biseduar, apo se nuk duhet të bisedojmë". E afrova shishen përsëri te goja dhe mora edhe një gllënjkë të madhe, duke ndjerë sesi më shkoi pija deri në lukth. "Për çka të bisedojmë?" "Ma thuaj ti"! "Unë nuk di gjë". Ajo ma mori shishen, piu nga ajo, e mbylli dhe e la tutje. "Rreth… asaj nate në liman". (vijon)

(Kosova Sot Online)