Ngjarje e vërtetë: E martuar - e robëruar! (6)

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 15:54
Ngjarje e vërtetë: E martuar - e robëruar! (6)

Kisha miq, por që të gjithë kishin ikur nga unë. Në fund më kishte mbetur vetëm Roberti. Kur tentova ta paramendoja jetën me të, më kapi një siklet i madh, të cilin kurrë më parë nuk e kisha përjetuar. Mesa arrita të kuptoja, më duket se gruas së tij vetëm sa ia kisha bërë një shërbim, që ia kisha marrë burrin. Nëse kështu ishte sjellë edhe ndaj saj, atëherë me gjasë ajo tani më këndon rahmet për së gjalli, që ia kam hequr bërllokun nga shtëpia.

E, si të mos më ishte falënderuese? Roberti ia kishte lënë një sasi të pasurisë, materialisht e kishte siguruar në çdo aspekt dhe ajo tani mund të jetonte si të donte, por jo edhe unë. Vetë kisha rënë në kurth. Kisha qenë tërësisht e verbër. Me kalimin e kohës, gjërat vetëm sa vinin duke u bërë më keq. Roberti bëhej gjithnjë e më posesiv. Në fakt, i kisha të gjitha të mirat e Zotit, në aspektin material, por shpirtërisht ndihesha si mos më keq.

Nuk mund të bisedoja me gjësende, nuk mund të qaja hallet me to. Gjësendet jo të gjalla nuk mund të ma ofronin atë ngrohtësinë për të cilën kisha nevojë. më mungonin gjërat të cilat më parë i konsideroja si të gatshme, si gjëra që nënkuptoheshin. Martesa më ishte shndërruar në burg, dashuria në urrejtje, e epshi në indiferencë. As vet nuk e njihja veten time. Roberti më kishte bërë ashtu sikur që kishte dashur. Bile edhe ngjyrën e flokëve, mënyrën e grimit, rrobat, që të gjitha mi zgjidhte ai, pa më pyetur se a më pëlqenin ato gjësende, apo jo.

Në dhomë kisha një grumbull rrobash të brendshme të cilat më duhej që t'i përdorja, me qëllim që t'ia bëja qejfin atij, gjë që e evitoja gjithnjë e më shumë. Vetmia më ndrydhte. Më dukej se ajo më kaplonte nga dita ditës, gjithnjë e më shumë. Shpëtimi i vetëm nga kjo situatë do të ishte një fëmijë, por ai kurrë nuk e përmendte një gjë të tillë. Po, një fëmijë do të mund të më nxirrte nga tërë kjo gjendje. Nuk do të isha e vetmuar, do ta kisha dikë të gjallë afër vetes, dikë të cilin me të vërtetë do ta doja. Ky mendim disi më disponoi.

Isha e sigurt se Roberti nuk mund të më kundërshtonte në çdo aspekt. Unë isha dobësia e tij e vetme, gjë që ma kishte pranuar edhe vetë dhe e kishte dëshmuar me vepra. U ngrita menjëherë dhe e thirra floktaren time, e cila gjithmonë vinte te unë. I shkurtova flokët, por shumë pak. Ngjyra e re ua riktheu atyre freskinë, prandaj me të vërtetë mbeta e kënaqur me rezultatin. E dija kur do të vinte Roberti. Bëra dush dhe përzgjodha rrobat të cilat do t'i vishja. Ishte ai një fustan i vogël, i zi, i cili theksonte çdo gjë të mirë në trupin tim. E vesha atë, e përmbi vendosa një atki të lehtë, të cilën e veja sa herë që bëja dush. U dhashë pas grimit. E dija se e kisha tejkaluar edhe veten time.

Vetëm edhe ai të pranonte që ta zgjeronim familjen... Kur erdhi Roberti, unë isha e gatshme. Më shikoi me një shprehje të fytyrës, të cilën nuk do të dija si ta përshkruaja. - Ky fustan është tepër i shkurtër - këto fjalë donin të thoshin se duhej ta ndërroja fustanin, gjë që edhe bëra. Dolëm në restorant. Darka kaloi në një atmosferë të tendosur. Kështu ishte gjithmonë, sa herë që dilnim. Më duhej të kisha kujdes se ku shikoja, që të mos i jepja shkas që të bënte interpretime të gabuara. Duhej të kisha kujdes sesi sillesha, meqë të tjerët këtë do të mund ta keqinterpretonin si sfidë. (vijon)

(Kosova Sot Online)