“Më tradhton me një eskortë”- 43-vjeçarja kërkon të ndahet nga partneri së bashku me fëmijët, por… Ja çfarë e pengon atë!

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 10:48
“Më tradhton me një eskortë”- 43-vjeçarja kërkon të ndahet nga partneri së bashku me fëmijët, por… Ja çfarë e pengon atë!

Një 43-vjeçare ka treguar për rubrikën “Dear Deidre” se si partneri e tradhton me eskorta, ndërkohë që kanë katër vite bashkë.

Për shkak të kësaj situate, ajo ndihet e shkatërruar dhe dëshiron të ndahet nga i dashuri e të largohet së bashku me fëmijët e saj, por fatkeqësisht nuk ka të ardhura sa për të siguruar një vend për të jetuar të gjithë bashkë, shkruan “The Sun”.

Ja rrëfimi i plotë:

“Kam zbuluar se i dashuri më tradhton me një eskortë. Dua të ndahem prej tij, por nuk kam para. Kur u takuam katër vite më parë, më tha se e kishte tradhtuar ish-partneren me mua.

Por me kalimin e kohës gjërat po shkonin mirë mes nesh dhe më kërkoi që të bashkëjetonim, kështu u zhvendosa në shtëpinë e tij së bashku me fëmijët e mi. Jam një grua 43-vjeçare, ndërsa ai është 46 vjeç.

Disa muaj më parë e kapa mat me një grua tjetër në një dhomë hoteli. Edhe pse pranova t’i jepja një shans të dytë dhe të zgjidhnim problemet që kishim mes nesh, besimi që kisha për të ishte shkatërruar.

Tani kam zbuluar disa numra kontakti të huaj në telefonin e tij. Pasi kërkova rreth tyre, rezultoi se i përkisnin eskortave. Kur ia thash çfarë kisha zbuluar, e pranoi që kishte kontaktuar në telefon me eskorta, por shtoi se nuk kishte ndodhur asgjë më shumë.

Nuk i besoj dhe ndihem e shkatërruar. Nuk mund të ha e as të fle. E dua, por ndjej se duhet të largohem përpara se ai të më shkatërrojë shëndetin mendor dhe fizik. Por nuk kam të ardhura të mjaftueshme sa të marr një apartament me qira për vete dhe për fëmijët e mi”.

“Dear Deidre” thotë:

“Partneri juaj ka një zakon: të qenit jo i qëndrueshëm. Ai tradhtoi ish-partneren me ju dhe më pas ju tradhtoi ju me shumë gra të tjera.

Vetëm nëse përballet me pasojat e sjelljes së tij, atëherë mund të ndryshojë diçka. Ndarja prej tij mund të jetë e vështirë, por qëndrimi po ju mërzit dhe po ju dëmton shëndetin. Mos harroni, se tensioni mes jut ë dyve ndikon edhe tek fëmijët”.

(Kosova Sot Online)