Roman dashurie: Si u dashurova në ty (26)

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 15:48
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (26)

KAPITULLI I SHTATË

Unë isha ulur pranë banakut, e kisha marrë kitarën në duar dhe po luaja një këngë origjinale. Askush nuk po më dëgjonte, por kjo mua as që po më interesonte. Mjafton të luaj dhe këndoj për dashurinë e muzikës, për mundësinë e dëgjimit të notave, për të fluturuar mendja dhe për të pushtuar mendjet dhe zemrat. Shikova nga prapa, nuk ishte askush për të dëgjuar: banakieri, një vajzë të cilën e njihja për një kohë të gjatë dhe përfundimisht kisha dalë me të disa herë në muajin e kaluar. Nuk ishim edhe aq të përshtatshëm dhe kjo ishte shndërruar në një lloj miqësie e vjetër, sidomos të enjten mbrëma, kur unë këndoj aty, marr disa pije falas, disa dollarë bakshish, disa flirtime dhe asgjë më tepër.

Emri i saj është Kelly. Vajzë e bukur, e mirë në shtrat, argëtuese dhe përzien fort mirë pijet. Por, ne vetëm flinim bashkë, në dhomën e gjumit. Kurrë nuk e kemi ditur se ku jemi apo nëse kjo që bënim ishte... në rregull. Por, ne kënaqeshim me shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalonim mirë së bashku, kishim nevojë për të qeshur. Ajo më dëgjon shumë dhe unë po këndoja për të. Është një këngë për të në fakt, për një vajzë me flokë të gjatë e të zi dhe me sytë ngjyrë kafeje dhe me sy të ndritshëm, me lëkurën ngjyrë kafeje dhe me trup të fortë që kurrë nuk do të jetë më shumë se një shoqe.

Është një këngë e hatashme, një këngë për pikëllimin, por ka edhe pak humor në brendësinë e saj. Më pas hyn ajo. Preku një notë të gabuar dhe Kelly e vëren, më pas sytë e saj përcjellin shikimin tim. Nell është e rrethuar nga shumë njerëz, katër vajza që të gjitha do të mund të ishin motra, katër bionde të ngjashme, të gjitha flokët i kishin lidhur në një bishtalec bishtkali si dhe pantallonat e tyre të ngushtë. Secila nga vajzat kishte nga një djalë për dore, që po përshtateshin mirë me to, me ndonjë tatuazh me detaje idiotike. Këta djem kishin duart e tyre te të dashurat dhe me sa duket kjo vajzave po u pëlqente fort. Nell kishte një të tillë dhe kjo po më zemëronte.

Ai është kaq i madh, e kam fjalën tip i zhvilluar. Ata dukej të ishin agresiv. Ai kishte vajzën më të bukur për dorë dhe ai e di se secili që e bën një lëvizje të gabuar drejt saj, ai do ta shkatërronte. Dora e tij në qafën e saj, në fundshpinën e saj, derisa po e përcillte deri te banaku. Po shoh gjelbër, e më pastaj kuq. Që është budallallëk. Kjo është keq. Do të përfundoj në burg. E përfundoi mezi këngën. Ajo më shikon dhe më përshëndet, e unë ia kthej, me gënjeshtër, se jam mirë. Unë nuk jam mirë. Në fakt jam shumë keq. Do të filloj një luftë sonte.

Do të lëndohem dhe Nell do të zemërohet në mua dhe po ashtu edhe Kelly, banakierja, do të zemërohet. Do duhej të shkoja. Nuk më ka asgjë borxh Nelly mua. Ajo nuk është pronë imja. Nuk kam asgjë me të. Natyrisht, ajo kurrë nuk ka thënë për mua si të dashur dhe nuk e kam pyetur kurrë. Kjo nuk më ka shkuar në mend. Po filloja ta këndoj këngën e Matt Nathanson, "Come On Get Higher", sepse e di se nuk mund ta gaboja. Po shikoj, po pres. Ajo do ta kuptojë se kush e këndon dhe e dyta, ky është momenti kur unë interesohem. Ai po e shtynte atë drejt banakun, e më pas ajo kthen kokën prapa. (Vijon)

(Kosova Sot Online)