Roman dashurie: Si u dashurova në ty (39)

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 15:43
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (39)

Ajo përdridhet, ngre lart ijët e saj dhe unë i tërheq deri në gjunjë. Dukja e ijëve të saj dhe çehrja e lëkurës së saj janë shumë për mua, sidomos me rripin e saj të verdhë e të hollë, në të cilin me shumë dëshirë dëshiroja ta vendosja fytyrën time, trupin tim. Unë nuk po mund të bëja gjë derisa gishtërinjtë e mi po rrëshqisnin poshtë nëpër ijët e saj, një prekje e shpejtë, por kjo mjaftonte. Dhe nuk ishte as afër sa dëshiroja. Unë më pas i vendosa duart e mia në fytyrën time, pastaj në flokët e mi, duke luftuar që të kam kontrollin e duhur. Ia kthej shpinën, i mbylli sytë dhe xhinset e saj i largoi nga rruga. Përderisa gjatë procesit po i a largoj xhinset dhe ia preka gishtërinjtë e këmbës, ajo flet, e turbullt dhe e përgjumur, por shumë lezetshëm.

"Ta hajë dreqi, ti tashmë më ke parë vetëm në të brendshme. Pse po e luan djalin e turpshëm"? Ia vendosi batanijen në qafë dhe ajo e rregullon atë me ndihmën e vetullave, derisa unë po e shikoja atë, në karakteristikat e saj të fytyrës, që nuk e kishte asnjë të metë të vetme. Unë ia kthej shpinën, në tentim për t'i bërë vetes një dush. Nuk po mundem ta lexoj shprehjen e fytyrës së saj. Ta hajë dreqi, ajo duket kaq e vullnetshme, thuajse ajo e tëra po vlon dhe mezi po duron të rezistojë, tanimë kur gjumi pothuajse e ka pushtuar. "Kjo ishte një lëvizje prej një idioti", them unë. "Unë nuk është dashur ta bëj këtë. Ti ishe në gjumë, unë nuk kam dashur ". "Ishte e lezetshme" më thotë ajo, duke ma mbyllur gojën. "Unë jam me shumë gjëra, Tinkerbell.

E të qenët i lezetshëm është një prej tyre". Unë po shkundi kokën dhe flokët, një gjest nervozizmi. "Unë vetëm i kam mbyllur sytë, kështu që të mos dëgjoj dhe ndiej në gjumin tënd". Sytë e saj u hapën. "Ke dashur të më rehatosh"? E bëra edhe një hapë më afër saj, pranë shtratit, dhe thjesht nuk po mundem ta mbledh forcën për t'i rezistuar. Një fije floku po i qëndronte në faqen e saj, ia fryj nga aty, në mënyrë mendore po e mallkoja dobësinë time. "Ti nuk e ke idenë Nell". Unë po tërhiqem para se duart dhe goja ime të më tradhtojnë edhe më shumë. "Fli, dhe mendo për kaltërsinë". Ajo gërhet. "Mendo për kaltërsinë"? "Është një teknikë që e kam mësuar që ëndrrat e këqija t'i mbajt larg", i them asaj.

"Derisa më kap gjumi, po mendoj për kaltërsinë. Jo për gjërat që janë të kaltra, por një kaltërsi e pafund, për qiellin e kaltër, oqeanin e kaltër". "Kaltërsinë si sytë e tu". Zëri i saj është kaq i butë. Unë e shkundi kokën time. "Nëse kjo ta sjell paqen, atëherë natyrisht. Qëllimi është se, mendimi është ngjyrë e butë. Piktura po rrjedh drejt teje, në ty, derisa ti të jesh ajo ngjyra". Unë u struka. "Kjo më ndihmoi". "Për çfarë po ëndërron"? Sytë e saj janë zgjuar. "Asgjë për ty për t'u brengosur. Gjëra të këqija. Gjëra të vjetra". Unë ia kthej shpinën dhe e shikoj përsëri. "Fli Nell". E mbylla dorën pas meje dhe jam tërhequr në kuzhinë. Është pothuajse ora pesë e mëngjesit dhe as që e kam ndërmend të lodhem. Më duhet të zgjohem në ora shtatë për ta rregulluar një veturë, dhe më duhet t'ia shkruaj se nuk do të jetë në gjendje të rregullt ajo makinë sot. Kjo është një përparësi e të qenit shef i vetes, mendoj. Ngjitem në kauçin tim, sytë po më mbylleshin përderisa truri po më vlonte.

(Kosova Sot Online)