Ngjarje e vërtetë: Si më futi miku në botën e prostitucionit (8)

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: Si më futi miku në botën e prostitucionit (8)

Vajza heshti. Pa bërë fjalë ka vrapuar drejt meje. Kaluan sekondat e më pas edhe minutat. Ishte e qartë se për një arsye kishte shumë frikë. Por, për çfarë se, nga kush kishte frikë, këtë nuk e dija? - Si e ke emrin - e pyeta? Përnjëherë, papritmas më kaploi dëshira për të. Gjithnjë e më shumë e kisha të qartë se ishte fjala për ngatërrim. Ndoshta Martini ka menduar për vajzën tjetër? Ndoshta e kishte fjalën për atë që ishte në korridor me të? Por, iu desh kohë e gjatë të më përgjigjej. - Emrin e kam Katarina - më pëshpëriti, por kam menduar se ishte angleze.

Theksi me të cilin m'u përgjigj më ngjasonte me atë rus. - Ti vjen nga Rusia - pasoi kureshtja ime habitshme. - Ukraina - tashmë m'u përgjigj përnjëherë. Edhe më tutje me shikonte me trishtim, por jo me aq frikë si më parë. Tashmë ishte e heshtur. Kush është ajo? Dhe, çfarë bën ajo këtu, nga Ukraina? Më lindën shumë pyetje të ndryshme, por, para se t'ia dal t'i them të gjitha, ajo tashmë ia plasi vajit: - Më ndihmoni. Ju lutem më ndihmoni - tashmë po fliste me një anglishte të dobët. - Kush je ti - iu ofrova më afër dhe e kapa për dorë.

Filloi të frikësohej dhe ta tërhiqte dorën: - Ju lutem, mos më lëndoni. Ju lutem. E lëshova menjëherë. Një mendim i tmerrshëm m'u shfaq në kokë, por ishin mendime kaq të këqija sa që fillova t'i largoj. Jo, kjo nuk është e mundur! Mos vallë Martini do të merrej me prostitucion? E edhe mua më ka zhytur në të? - Si ke arritur këtu? Kush të ka sjellë? Mos ki frikë, mund të më besosh - po mundohesha ta bind se nuk ia dua të keqen. Madje me vetëdije jam larguar paksa prej saj. - Isha në audicion. Në Kiev. Më kanë thënë se do të ma bëjnë një incizim. Kam dashur të jem modele. Më kanë gënjyer - tashmë kishte filluar të fliste, kur e vërejti se unë nuk di gjë për këtë. Dëshironte të m'i rrëfente të gjitha me shpejtësi, thuajse do të shkoja dhe nuk do t'i besoja. - Kush të ka gënjyer?

Disa njerëz nga agjencia. Ishin në Kiev. Nuk e di kush janë - e ngriti kokën ashtu e pafuqishme. - Prej kur je këtu - e pyeta tutje, e përgjigjet e saj po ma vërtetonin atë që kisha frikë. - Më kanë sjellë sot në mëngjes. Një njeri… i trashë, me flokë të zezë - po më shpjegonte, e unë e kam kuptuar se e kishte fjalën për Marselin. Në mendje më kishte mbetur fjalia e Lunës, se "Marselo ka shkuar për pakon". Isha i tëri i shokuar. - Ke arritur me avion? Po, ma vërtetoi me kokë. Për hir të Zotit, e kanë marrë vashën nga Ukraina, e kanë gënjyer dhe do ta shtyjnë në prostitucion. Por, pse Martini më ka dërguar në dhomën e saj, edhe më tutje nuk po e kuptoja. Katarina befasisht ka filluar të qajë, e përmes fjalëve të saj, e kam kuptuar pse ë dërguan te ajo. - Më kanë thënë se ti do të jesh klienti im i parë. Dhe se nuk guxoj të flas asgjë, sepse do të pendohem më pas. Më thanë se do të mësohem, me ju - e lotët nuk po i ndaleshin.

Nuk po gjeja fjalë. Martini kishte dashur të më shfrytëzojë mua, e që vajza të mësohej me mua, për atë që e priste nga ajo. Ky mendim ishte kaq monstruoz, saqë më kaploi një hidhërim dhe mundim, madje edhe urrejtje ndaj mikut tim të kamotshëm. Çfarë të bëj tani? Nuk mund t'ia them si e zbulova të vërtetën. Ishte e qartë se ishte fjala për njerëz të rrezikshëm. Ndoshta për një zinxhir të tërë. Po e shikoja me keqardhje vajzën. Më duhet t'i ndihmoj. Por, si? Në mënyrë instinktive jam nisur nga dalja, por Katarina vrapo pas meje. M'u ngjit për krahut. Sytë e asaj më përgjëronin: - Mos më lini këtu. Ju lutem. Më largoni nga këtu. (vijon)

(Kosova Sot Online)