Roman dashurie: Si u dashurova në ty (41)

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 12:12
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (41)

"Mos më rrej, Nell". E di se përdora fjalë të rënda, më vjen keq, por megjithatë vazhdoj. "Më trego". "Jo!", ajo më shtyn aq fort, sa që gati rrëzohem. Ajo zmbrapset dhe ulet poshtë, duke u bërë duq. Unë përkulem, duke iu afruar sikur i afrohemi një të lënduari. Ajo vazhdon që ta gërvisht vetveten, duke lënë vragë të kuqe në lëkurë. Ia kap duart dhe ia ndalë. Është tepër e fortë. Ofshaj, e më pas e kap në krahë, duke e çuar në dhomë të gjumit. E përqafoj, e më pas e vendosi në shtrat, duke rënë edhe vetë aty. Ajo është e shtangur, e tensionuar. Marr frymë thellë, njëtrajtshëm, ia lëmoj flokët me dorën e lirë. Gradualisht, ajo fillon që të relaksohet. Ia numëroj frymëmarrjet, derisa atë e zë gjumi. Më pas, unë rri zgjuar, duke ditur se çka do të pasojë.

Nuk kalon shumë dhe, pas disa rrotullimeve dhe ofshamave, asaj i del gjumi. Unë e kap, duke refuzuar që ta lë të largohet. Ajo më kundërshton. "Lërmë të shkoj!", ulërinë ajo. "Jo"! "Më lë të shkoj, dreq! Mos ngul këmbë, Colton"!, zëri i saj kësaj here është i hollë, i frikësuar, i brishtë. "Ti mos ngul këmbë"! "Pse?", më pyet ajo me befasi. "Meqë nëse vazhdon kështu, do ta vrasësh veten". "Nashtë"!, thotë ajo, duke vazhduar që të përpëlitej. "Në botë ka mungesë të gjinjve të përkryer. Do të ishte dëm sikur gjinjtë t'u të shkonin kot". Për një moment, ajo pushon së kundërshtuari dhe qesh. "A më duket, a sapo ma citove "Princess Bride"? "Ndoshta". Ajo vazhdon që të qeshet, por më pas qeshja kalon në dënesje. Unë ofshaj. "Në rregull. Çka thua, t'ia nis unë i pari?". Në fakt, nuk dua ta bëj këtë. "Kur erdha në Nju-Jork kisha shtatëmbëdhjetë vjet. Kisha pesë dollarë në xhep, një çantë plot me rroba, një paketim keksësh 'Ritz', një kanaçe "Coke" dhe, asgjë tjetër. Nuk e njihja askënd. Kisha vetëm një diplomë të shkollës së mesme dhe e dija se mund ta rregulloja çdo motor që do të ma vinin përpara. Dita e parë më kaloi duke kërkuar ndonjë garazh, për të punuar. Nuk gjeta asgjë. Kishin kaluar dy ditë dhe nuk kisha ngrënë asgjë. Atë natë fjeta në një ulëse në 'Central Park', apo thënë më mirë, derisa më lanë policët që të flija". Ajo më dëgjon me interesim. Ende më rri afër, duke më shikuar. Unë flas me shikimin në tavan, meqë sytë e saj janë tepër depërtues. "Sa s'vdiqa urie, ta them të drejtën. Nuk dija asgjë. Isha rritur me privilegje, ti e di sa të pasur janë prindërit e mi. Kurrë nuk kisha përgatitur ushqim, e as nuk i kisha larë rrobat. Papritmas gjendem në këtë qytet të çmendur, ku askush nuk mërzitet për askënd. Qeni e ha qenin, me një fjalë". "Si mbijetove?" "U përfshiva në një rrahje", them duke qeshur.

Kisha gjetur një vend të mirë, nën urë, për të fjetur, kur vjen njëfarë njeriu i moshuar, duke më thënë se ai ishte vendi i tij dhe se unë duhej të ikja. Meqë nuk kisha fjetur me ditë të tëra dhe nuk kisha ndërmend të largohesha, filloi grindja, apo thënë më mirë, rrahja. Isha i lodhur dhe i uritur, e ai ishte me përvojë në rrahje të tilla, por megjithatë fitova unë. As që e dija se një njeri ishte duke më shikuar. Më pas, ai mu afrua dhe më pyeti a dëshiroja t'i fitoja shpejt e shpejt 100 dollarë. As që mendova dy herë. ai më dërgoi në një magazinë të vjetër, në pjesën e ndytë të qytetit. As që e dija ku gjendesha. (vijon)

(Kosova Sot Online)