U divorcua nga ish-bashkëshortja pas 19 vitesh martesë, 53-vjeçari: S*ksi me të dashurën e re…

  • G.G /
  • 31 August 2021 - 11:40
U divorcua nga ish-bashkëshortja pas 19 vitesh martesë, 53-vjeçari: S*ksi me të dashurën e re…

Pas 19 vitesh të martuar, 53-vjeçari rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun” se është divorcuar nga ish-bashkëshortja, pasi vëllezërit e saj ndërhynin në marrëdhënien e tyre. Tashmë ai ka nisur një lidhje të re, por ka diçka që e shqetëson.

Ai tregon se jeta seksuale tani nuk është më interesante dhe se i mungon ish-bashkëshortja. Ja rrëfimi i plotë:

“Kohët e fundit kam shmangur seksin me të dashurën time, sepse dua ta provoj përsëri me ish-in tim. Ne kemi dy vite që jemi divorcuar. Unë jam 53 vjeç dhe ish-partnerja ime është 52 vjeç.

Kemi qenë të martuar për 19 vjet dhe kemi tre fëmijë së bashku, të moshës 16 vjeç, 13 vjeç dhe 11 vjeç. Përfshirja e vazhdueshme e vëllezërve të saj në martesën tonë më bëri të marr hapin për t’u ndarë.

Pas debateve, dikush trokiti në derën e shtëpisë sime dhe më kërcënoi. Në fillim mendova se kisha marrë vendimin e duhur, por seksualisht e dashura ime nuk është aq e mirë sa ish-partnerja.

Më mungon pasioni dhe jeta jonë aventureske seksuale: ne provonim lodra seksuale dhe lojëra të ndryshme, por e dashura ime as nuk do të bëjë seks me dritat e ndezura. Kohët e fundit, më është dashur të mendoj për ish-in tim që të zgjohem. E di që është diçka e gabuar.”.

“Dear Deidre” thotë:

“Flisni me të dashurën tuaj se si do të donit të kryenit marrëdhënie seksuale, në mënyrë që të jeni më i përfshirë.

Nëse nuk e doni me zemër marrëdhënien tuaj aktuale, nuk është e drejtë të vazhdoni. Ju duhet t’i thoni asaj me mirësi se nuk shihni një të ardhme së bashku. Por kini kujdes të mos ktheheni me ish-bashkëshorten tuaj. Kjo sepse të njëjtat problem do të shfaqen sërish.

Ju do t’ju duhet të vendosni kufij të qartë për vëllezërit e saj, nëse doni të riktheheni bashkë.”.

(Kosova Sot Online)