Roman dashurie: Si u dashurova në ty (54)

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 12:57
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (54)

Bile, as që e shoh atë duke lëvizur. Një moment është këtu, herën tjetër përplasë trupin e tij për timin, buzët e tij m'i shtypin buzët e mia dhe, e mbanë fjalën, ma thithë buzën e poshtme. Jam e befasuar nga ashpërsia e puthjes së tij, e më pas shkrihem, derisa ai ma thithë buzën. Më pas, shkrihem nën trupin e tij, meqë ai përnjëherë bëhet i butë, duke ma kapur kokën me duar, duke më shikuar, derisa buzët mezi na prekeshin, e më pas duke më puthur me butësi gjithandej, aq thellë.

Thjesht, humb në ndjenja. Ai ma vjedh zemrën duke më puthur, më bën për vete me buzët e tij. Ne jemi puthur edhe më parë dhe çdo herë puthja e tij ishte më e mira që kisha shijuar ndonjëherë. Ndihem keq kur kuptoj se ky më puthë më mirë edhe se Kyle. Thjesht, nuk mund të krahasohen. Kjo dhembë, por me një dhembje të ëmbël, të thellë, të çuditshme, saqë nuk di çka të bëj me të. Në atë moment kuptoj se i takoj atij. Ndodhi sikur që edhe tha, unë jam e tija, u bëra e tija, nuk e di se si. "E ke shansin e fundit, Nelly-baby", zëri i tij më tingëllon në vesh."Më trego nëse nuk e dëshiron këtë".

E shtyj lartë dhe shoh dhembjen në sytë e tij, para se të mund ta korrigjoj. Ai tenton të ngrihet, por unë e kapi për krahu dhe e ndal. Më pas e fus dorën nën bluzën time dhe e heq atë. Sytë e Coltonit zmadhohen dhe ai i lëpinë buzët. "E dua këtë", them me një zë sa më të lartë që mundem. "Kam nevojë për këtë". Tani sytë e tij ndryshojnë, ata bëhen të egër. Tani ai ia fillon me të vërtetë. "Hiqe rripin dhe hapi këmbët". "Thuaj 'të lutem'", e gjej fuqinë te shakaja, e cila ma largon frikën dhe brishtësinë. Ai vetëm më shikon, por unë nuk iu bindem urdhrave të tij. Ai tund kokën duke mos mundur të besonte. Ai me një lehtësi mahnitëse ma këput rripin dhe, sa çel e mbyll sytë, unë jam lakuriq. Me dy lëvizje.

"Ai rrip më pëlqente", i them. "Atëherë duhej të më dëgjoje". Atëherë ai filloi me "të tijën", duke më habitur me paturpësinë dhe... mjeshtërinë e madhe që posedonte. I mjeri Kyle. Tani e kuptova se ai, sikurse edhe unë, nuk paskemi ditur asgjë rreth seksit. E, mendonim se i kishim bërë të gjitha. Ky që bëja me të ishte seks, me Kyle-n më shumë ishte dashuri, e më pak seks. Pa pritë e pa ditë, ai u lëshua poshtë dhe ma ofroi kënaqësinë më të madhe që kisha përjetuar ndonjëherë. Më pas filloi që të fliste fjalë të pista, të cilat më bënë që të skuqesha. Kurrë nuk kisha përjetuar diçka të ngjashme.

Ai më thotë të bërtas sa mundem, meqë askush nuk do të na dëgjojë. Unë njëherë hezitoj, e më pas nuk mund të përmbahem. "A më beson?", zëri i tij më befason dhe, duke qenë kaq e humbur në ndjenja, as që kuptoj domethënien e pyetjes së tij. "Çka, çka?"

(Kosova Sot Online)