Roman dashurie: Si u dashurova në ty (57)

  • G.G /
  • 14 shtator 2021 - 09:09
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (57)

Ai kap duart e mia dhe i ndau me forcë. Ishte ky një gjest që ma dridhi zemrën time, q bëri që edhe nofulla ime të dridhej. Sytë e tij ishin të pikëlluar. "Mirë" thotë ai. Sytë e tij takuan sytë e mi. "Nëse ndonjëherë, edhe një herë të vetme prenë veten, unë do të çmendem. Si, më ke çmendur. Nuk besoj se dëshiron ta shikosh këtë". Jo, ta hajë dreqi që nuk dua. Unë nuk mundem ta premtoj këtë. Ia kam dalë që të mos pres veten për pak kohë, thjeshtë sepse e kisha Colton-in në mendje dhe kjo ishte e mjaftueshme që të mos hutohem dhe të derdh gjak.

Colton nuk mashtrohej. Ai kapi mjekrën time me dy gishtat e tij të fortë dhe kokën time e kthen përballë dhe drejtë fytyrës së tij. "Më premto Nell". Sytë e tij ishin të ftohtë akull. "Ta hajë dreqi më, ma premto. Nuk ka më prerje. Nëse ke telashe, më thërret, më lajmëron, unë vij dhe zgjedhim së bashku, në rregull"? Do të dëshiroja që ta bëja këtë premtim. Nuk mundem. Ai nuk e kupton sa thellë ishte e nevojshme. E urrej, me të vërtetë po. Gjithmonë ndihem më me faj pasi që prej veten, që problemin e bën edhe më keq. Është një shprehi që nuk mund ta largoj, por nuk është vetëm një shprehi, si një varësi, më vjen turp. Nuk i jam përgjigjur. Po ia nguli sytë, kam dëshirë t'i premtoj.

Dua të shërohem, që kurrë të mos ndjej dhimbje më në kyçet e mija, në dorën time. Colton ulet lart dhe është lakuriq, dhe jam shumë e fascinuar nga ajo që shikoj. Është një shpërqendrim dhe kjo vetëm për momentin. Colton-i më pushton dhe jam në duart e tij, e shtyrë ta takoj zemërimin e tij. "Ta hajë dreqi, më premto Nell". "Jo". I them unë, duke larguar nga lëkura e tij e ngrohtë dhe muskujt e fortë e të zemëruar. "Jo, nuk mund të ma thuash mua këtë, nuk mund ta mohosh këtë për mua. Ti nuk po kupton! Nuk mund të vish ashtu në jetën time dhe të ndryshosh kështu".

"Po, mundem". Zëri i tij ishte i qetë por plot tension. Ai edhe më tutje është në shtrat, duke më shikuar. Po kërkoja grumbujt e rrobave në dysheme, por nuk po mund t'i gjej të brendshmet, kështu që marr një këmishë të tij, e var në trupin tim dhe më pëlqen aroma e saj. "Jo, nuk mundesh. Ti nuk më njeh. Ti nuk e di se nëpër çfarë kam kaluar. Ti nuk e di se si ndihem". "Ke të drejtë, por, po e provoj". "Pse?" "Sepse kurrë nuk është dashur të ishe e vetme që të merresh me këtë humbje. Vdekja e tij është një plagë e hapur për ty, një plagë nga brenda. Nuk është shëruar kurrë. E gjitha është shndërruar në një gangrenë. Duhet t'i besohesh dikujt. Më lejo të futem brenda teje".

"Nuk mundem…nuk mundem…". Po iku tani. Jashtë kësaj dhome, në kuzhinë. E dija se ai kishte uiski diku, por se më duhej ta gjeja. Nuk qenka në frigorifer dhe nuk jam aq e gjatë që të shikoj sipër dollapëve, dhe do ta humbas ekuilibrin. Rrëzohem. Përplasem në dysheme. (Vijon)

(Kosova Sot Online)