Roman dashurie: Si u dashurova në ty (66)

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 10:05
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (66)

"Fëmijët në shkollë të mesme janë të çmendur". "Nuk po bëj shaka" thotë ai duke qeshur pak. "Me të vërtetë nuk më pengonte. Ishin gjërat e prindërve të mi që po më vrisnin. Ata vetëm se po mendonin se nuk po mundohesha aq sa duhet, se po i ekzagjeroja telashet dhe problemet e mija për t'u larguar nga shkolla, apo diçka të ngjashme

. Dhe ata po prisnin që të përcjellë planin e tyre. Dhe aty përfshihej edhe kolegji. Krejt çfarë dëshiroja ishte q të punoja në garazh, të rregulloj dhe riparoj vetura. Të luaj me kitarën time. Kjo nuk ishte e pranueshme". Kam filluar të kuptoj. "Pra, kur erdhi diplomimi…". Babai im po insistonte se më duhet të aplikoj në njërën nga këto kolegje, si "Ivy League" dje gjithçka".

Ai buzëqesh dhe kësaj radhe pa fije gëzimi, plot me mllef dhe mërrola. "Këto kolegje të dreqit". Unë mezi kam diplomuar në shkollë të mesme. Mezi ia dilja të lexoja. E kam urryer shkollën. Më kishte ardhur në majë të hundës. I thashë këtë dhe nuk i plaste. Përfundimisht, e kam ditur se duhet ta shtyj të kuptonte. Më kujtohet ajo ditë sikur dje. Ditë e kthjellët me diell, në muajin qershor. Kisha diplomuar tash e disa muaj ndërsa që kohën po e kaloja në garazh, duke punuar në Camaro-n tim.

Ai dëshironte që unë të aplikoj në "Harvard:" dhe "Columbia" dhe "Brown", dhe unë nuk e bëja. Ishte një luftë konstante. Kur e takova, i thashë se nuk e kam ndërmend të shkoj në kolegj, kurrë e për jetë. Babai më tha? "Atëherë je në forcat e tua. Ai më paguante rrugën, më përkrahte, më merrte me qira një apartament, nëse do të shkoja në kolegj natyrisht. Nëse se bëja, se fitoja asnjë cent".

Colton pauzon, e këtë e shikoj si pjesën më të vështirë. "U tmerrova. Ai… ne u rrahëm, shumë keq. Më thërriste emra, më thoshte se isha budalla dhe dembel. Ai ishte i zemëruar, e kuptova këtë, por…më kishte futur frikën në palcë. Krejt çfarë dëshiroja ishte aprovimi i tij, që ai ta vërente se kisha shkathtësi të tjera, se isha i mençur në mënyra tjera. Ai thjesht nuk mundte. Sikur që thashë. Ai më goditi mua, un e godita atë. Lashë veturën time aty, të cilën e kisha ndërtuar e riparuar me vite të tëra. Lashtë gjithçka aty.

Mora një çantë, disa rroba dhe të holla që kisha, e bleva një biletë autobusi për në Nju-Jork, dhe kurrë më nuk kam shikuar prapa. natyrisht, autobusi kishte kushtuar mjaft shtrenjtë, kështu që derisa arrita, nuk më mbeti asnjë qindarkë në xhep. Nuk kisha të holla, as miq e as veturën time, nuk kisha gjë, isha i zbrazët".

Shpesh e shikoj në mendjen time ashtu të zemëruar, isha vet dhe u desh të luftoja për të mbijetuar. Isha shumë krenar që të shkoja prapë në shtëpi, isha i uritur, i vetëm , nëpër rrugë. "Colton…më vjen kaq keq për këtë që ke kaluar", dëgjo zërin tim të thyer. Ai ngre mjekrën time lart. "Hej, pa lot. Jo për mua. Ia kam dalë, apo jo". (Vijon)

(Kosova Sot Online)