Roman dashurie: Si u dashurova në ty (81)

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 15:44
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (81)

Sytë e tij janë ngjyrë kafe dhe të bukur, por të mëshirshëm. Zëri kthehet. "…Do të jesh në rregull Colton. Ajo kishte humbur shumë gjak, por se në çastin e duhur i ke dalë në ndihmë. Dua që ti të qetësohesh ose më duhet ta ndaloj dhe nuk do t'i sjellësh ndonjë të mirë Nell-it në këtë mënyrë". Po pikturoj. Po takoj sytë e tij. Një shenjë e shpresës u zgjua në gjoksin tim. "Ajo nuk ka vdekur? Ajo do t jetë në rregull"? "Ajo është e gjallë, po, pa vetëdije, por është e gjallë". "Kaq shumë gjak…". Unë qëndroj më prapa, ulem në një kauç. "Ajo kishte një gjakderdhje të tmerrshme, por se mjekët do të jen në gjendje që ta ndalin atë, jam shumë i sigurt". Unë nuk po dëgjoj asgjë tjetër.

Jam kthyer me kohë, jam kthyer në spital në Harlem, ndërsa që mjekët po më shpjegojnë diçka, por as që po mundem ta dëgjoj, sepse isha humbur nga mendimet, sepse mos po humbas shpirtin tim. Jam ulur dhe po pres në një dhomë të ftohtë me tjegulla. India…vdiq. Ajo kurrë nuk ma ka thënë këtë. Apo nuk e kishte ditur se ishte shtatzënë. Përndryshe, ajo ka shkuar, e kështu edhe foshnja, për të cilën kurrë nuk kam ditur gjë. Një tjetër shpirt, që kurrë nuk mund ta njihja si duhet, ta mbaja, ka shkuar. Do të duhej të isha aty. Por kurrë nuk e pata këtë mundësi. Askush nuk më pyet se çfarë dëshiroj. Vetëm dyshime sepse jam një rrugaç, i cili nuk di të lexojë, dhe se nuk do të dëshiroja një fëmijë. Nuk është e drejtë. As India nuk e pati një mundësi. Ndoshta ajo do të më tregonte. Më lejo të jam një baba.

Ne kemi bisedar për fëmijët, India dhe unë. Ajo i dëshironte fëmijët. Unë mbaja qetësinë dhe e lija të fliste dhe nuk i tregoja se çfarë dëshiroja. Nuk i kam thënë se do të më pëlqente të kisha fëmijë. Se kishin një baba që nuk dinte të lexonte. Ishte krejt çfarë dëshiroja, gjatë gjithë jetës sime, dhe kurrë nuk m'u realizua. Dhe tanimë janë marrë prej meje përsëri; Papritmas një valë e nxehtë më kaplon; Kjo nuk është aspak e drejtë; Nuk jam vetvetja. Jam një vëzhgues. Një palë duar që nuk i njihja prekën shpatullat e mia. "Gjithçka do të jetë në rregull, Colton". Ishte zëri babait tim, që lehtë më pëshpëriti në veshin tim. "Vetëm qetësohu". Por ai nuk e di. Minuk më njeh mua.

Ai nuk di asgjë për jetën time të pistë apo gjithçka që unë kisha përjetuar. E shtyj larg meje, nga dera kryesore. Aty pranë meje është edhe Jim Hawthorne. "A je i sigurt se mund të vozitësh bir"? Zëri i tij ishte i kujdesshëm dhe neutral. "Mirë jam. Dhe, nuk jam djali yt iu dreqit". Unë nuk jam aspak mirë, por kjo nuk ka fare lidhje. Po detyroj veten time që të voziti krejt normalisht deri te spitali. Para se të dal nga vetura, Jim-i e vendos dorën në bërrylin tim. "Prit një sekondë, Colt". Unë e di se për çfarë ishte kjo e tëra."Nuk është momenti i duhur, Jim". "Po është". Gishtat e tij po shtrëngoheshin rreth dorës sime dhe jam pranë t'ia heq me dhunë, por jo. Ajo nuk ka frikë prej meje, por ai duhet. "Ajo është vajza ime. Fëmija im i vetëm". (vijon)

(Kosova Sot Online)